Vonohet përzgjedhja e atasheve ekonomike

Për dy muaj tashmë, siç ishte premtuar, u desh të fillojnë me punë atashetë ekonomikë, që i paralajmëroi Qeveria, por ministria e jashtme assesi ta publikojë shpalljen për zgjedhjen e tyre. Detyra e 20 atasheve ekonomik u desh të jetë promovimi i kompanive vendase në tregjet e huaja.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme për Alsat M thonë se ata ende po koordinohen me departamentet ekonomike, edhe pse në muajin shkurt, me ndryshimet ligjore, u hoqën pozicionet e promotorëve ekonomikë, të cilët punonin në kuadër të Agjencisë për Investime të Huaja.

Ministria e Punëve të Jashtme

“Janë duke u zhvilluar takime koordinuese me Kabinetin e Zëvendës Kryeministrit për Çështjet Ekonomike Koço Angjushev. Ne po diskutojmë modelet e mundshme për përzgjedhjen e Atasheve ekonomik dhe detaje të tjera rreth angazhimit të tyre “

Atashetë ekonomikë në fillim të mandatit të kësaj qeverie i paralajmëroi zëvendëskryeministri Koço Angjushev. Ata duhej të kalonin një muaj trajnime, në bashkëpunim me odat ekonomike, për ti mësuar kompanitë vendase se çfarë të promovojnë në vendet ku do të dërgoheshin.

Do të ftojmë dhe do të hapim një konkurs së bashku në bashkëpunim me resorët ekonomik të qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ne do të shpallim një konkurs për diplomaci ekonomike, që do të thotë atashe ekonomik në ambasadat. Por ata do të kenë vetëm dy detyra. Një detyrë do të jetë tërheqja e investimeve të huaja në të njëjtën mënyrë si deri tani me vizita dhe shpjegim të metodologjisë për marrjen e mbështetjes së huaj, por gjithashtu do të kenë një detyrë të dytë, përkatësisht afirmimin e produkteve vendore dhe shitjen e tyre nëpër botë”- tha Koço Angjushev, Zëvendëskryeministër.

Atashetë ekonomikë duhet të dërgohen në 20 vende me të cilat Maqedonia ka potencialin më të madh për bashkëpunim ekonomik, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa nga vendet aziatike. Për atë që ata do të punojnë, parashikohet t’i raportojnë Zëvendës Kryeministrit Angjushev, por edhe Ministrit të Punëve të Jashtme. Para se të shfuqizohen, Maqedonia kishte 32 promotor ekonomikë për të cilët nga Buxheti i shtetit në vitin 2016, janë ndarë 1.2 milionë euro.

Aleksandra Spasevska



Behu pjese e LAJME.mk , kliko LIKE fanpage ne facebook me posht!
Nga LAJME.mk August 5, 2018 8:25 pm ne Lajme. ne link https://lajme.mk/?p=141265
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen Lajme.mk prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne email [email protected] lajme.mk ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit