9 ditë sallat e operacionit jashtë funksionit! MSH pret rezultate nga Gjermania, por nuk dihet kur vijnë

Tashmë nëntë ditë sallat e operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”  nuk funksionojnë, përderisa lista e personave që u duhet ndërhyrje kirurgjike po rritet çdo ditë. Tani për tani ky problem nuk ka zgjidhje dhe nuk dihet kur do të kthehen në funksion, tregon i pari i Shëndetësisë Ilir Demiri. Ai po pret rezultate nga […]

maj 27, 2024 - 19:01
 0  6
9 ditë sallat e operacionit jashtë funksionit! MSH pret rezultate nga Gjermania, por nuk dihet kur vijnë

Tashmë nëntë ditë sallat e operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”  nuk funksionojnë, përderisa lista e personave që u duhet ndërhyrje kirurgjike po rritet çdo ditë. Tani për tani ky problem nuk ka zgjidhje dhe nuk dihet kur do të kthehen në funksion, tregon i pari i Shëndetësisë Ilir Demiri. Ai po pret rezultate nga laboratori i Gjermanisë, ku ka dërguar mostra për cilësinë e gazit, meqë siç tha vendi ynë nuk ka laborator të licencuar që mund të lëshoj leje për cilësi. E deri atëherë sallat do të shërbehen me kompresor të jashtëm.

Për sa kohë do të kemi rezultate?

Atëherë kur të vijnë dhe nuk do të ketë erë të keqe.

Për sa kohë?

Nuk e di, nuk e di, për fat të keq, ngelet që të funksionojmë kështu”, tha Ilir Demiri – ministër i Shëndetësisë.

Të dyja kompanitë që kanë laboratorë të pavarura nuk gjetën asnjë defekt në cilësinë e gazit përveç që ka rritje të lagështisë dhe rekomanduan që të ndërrohen filtrat në ato stacione.

Problemet e akumuluara në instalimin e oksigjenit dhe në stacionin e kompresorit çuan në probleme të sistemit shëndetësor. Në klinikë kryhen operacione urgjente dhe të komplikuara, ndërsa raste më të lehta dërgohen në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit – Kirurgjia “Shën Naumi i Ohrit”. Prokuroria Publike ka nisur hetim për mbylljen e sallave të operacionit.