Abdixhiku nga Klina: Arben Limanaj, kandidati i duhur për këtë kohë e për këtë qytet
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim elektoral në Klinë, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga qytetarët. Në fjalën e tij, Abdixhiku tha se me kandidatin për kryetar të Klinës, Arben Limanajn, qytetit i hapet një rrugë e re – ajo e zhvillimit, transparencës dhe shpresës. “Arbeni është një […]


Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim elektoral në Klinë, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga qytetarët.
Në fjalën e tij, Abdixhiku tha se me kandidatin për kryetar të Klinës, Arben Limanajn, qytetit i hapet një rrugë e re – ajo e zhvillimit, transparencës dhe shpresës.
“Arbeni është një emër i freskët në garë, por jo i panjohur për qytetarët e Klinës. Për vite me radhë ai ka qenë në Kuvendin Komunal, duke përfaqësuar interesat e qytetarëve dhe duke ngritur zërin për problemet e tyre. Sot ai vjen me një vizion të ri, me energjinë e një lideri të ri dhe me guximin për të marrë vendime të mëdha për qytetin”, u shpreh Abdixhiku.
Ai shtoi se 12 tetori do të jetë momenti i qytetarëve të Klinës për të zgjedhur ndryshimin dhe për ta bërë Klinën model të qeverisjes së ndershme.
