Abdixhiku përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit: 1.5 miliard investime për kryeqytetin tonë
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku ka premtuar 1.5 miliard investime për Prishtinën. “Sonte foli lagjja ikonike e Kryeqytetit, ajo e Bregut të Diellit. Në shkollën ‘Ismail Qemali’ na pritën – si rrallë herë më parë – qindra qytetarë


Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit.
Nga kjo lagje, Abdixhiku ka premtuar 1.5 miliard investime për Prishtinën.
“Sonte foli lagjja ikonike e Kryeqytetit, ajo e Bregut të Diellit. Në shkollën ‘Ismail Qemali’ na pritën – si rrallë herë më parë – qindra qytetarë e banorë të kësaj lagje. Vendi ishte i vogël, prandaj do të shihemi së shpejti me gjithë Degën në një ngjarje të madhe”
“Ishte festë! Ishte plot energji! Dhe këtu u shpalosa 1.5 miliard investimet për qytetin tim, qytetin e tyre, Kryeqytetin tonë! E kam ditur gjtihnjë se Prishtina nuk na le vet. S’më le vet! Prishtina e kaltërt po flet! 124 është numri ynë! Faleminderit Bregu i Diellit! Bravo Alban, Sokol, Ema e Doruntina”, ka shkruar Abdixhiku.