Abetarja e unifikuar/ Janevska: Nuk mund të përdoret si libër, është material ndihmës

Pavarësisht se javë më parë vet krerët e VLEN, Bilall Kasami e të tjerë shpërndanë abetaren e unifikuar për nxnënësit e shkollave fillore shqipe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot ka thënë se në vendin tonë, Abetarja e Unifikuar mund të përdoret vetëm si material ndihmës dhe jo si libër, siç përdoret në […] The post Abetarja e unifikuar/ Janevska: Nuk mund të përdoret si libër, është material ndihmës appeared first on InfoShqip.com.

dhjetor 30, 2024 - 22:00
 0  4
Abetarja e unifikuar/ Janevska: Nuk mund të përdoret si libër, është material ndihmës

Pavarësisht se javë më parë vet krerët e VLEN, Bilall Kasami e të tjerë shpërndanë abetaren e unifikuar për nxnënësit e shkollave fillore shqipe, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot ka thënë se në vendin tonë, Abetarja e Unifikuar mund të përdoret vetëm si material ndihmës dhe jo si libër, siç përdoret në Shqipëri dhe Kosovë.

“Do të thotë Abetarja shqipe, ministri Jeton Shaqiri, bashkë Byronë, e kanë miratuar si material ndihmës, nuk është libër. Jashtë këtij vendi, nuk e di se çfarë është. Në këtë vend është material ndihmës dhe nuk ka pengesa që edhe më tutje të përdoret, deri në momentin kur ne të vendosim të bëjmë materiale tjera nëse është dhe kur të jetë e nevojshme”, tha mes tjerash Janevska.

Se mund të ndalohet përdorimi i abetares së unifikuar, alarmuan nga Fronti Europian dit më parë kur edhe u miratua ligji për arsim fillorë.

E ndërkaq, e para e MASH ka njoftuar se viti 2025 do të jetë vit i investimeve të mëdha kapitale.

“MASH dhe Qeveria kërkuam vazhdimin e kredisë që veçmë e kemi nga Banka Botërore, në momentin që do të na vazhdohet kredia, në atë mënyrë ne do të investojmë. Por, planifikojmë shumë të investojmë, gjithandej nëpër shtet, gjithashtu planifikojmë investime të mëdha në Qendrat Rajonale që janë në shërbim të plotë ose me ndrrime, sepse është parakusht që ta përmirësojmë kualitetin e arsimit në vend” – tha Janevska.

Këto komente e para e MASH i bëri gjatë vizitës së sajë në Qendrën Rajonale, “Mosha Piade”. Kujtojmë shpërndarja e abetares së unifikuar ka filluar nga mandati i kaluar kur me Ministrinë e Arsimit udhëhiqte, Jeton Shaqiri nga BDI-ja dhe u vazhdua edhe nga krerët e VLEN. /tvklan.mk

The post Abetarja e unifikuar/ Janevska: Nuk mund të përdoret si libër, është material ndihmës appeared first on InfoShqip.com.