LSDM-ja më 16 mars do të mbajë zgjedhje të brendshme partiake për kryetar, deri më tani vetëm një kandidat

Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) në muajin mars do të vazhdojë me procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake, ku pritet edhe përzgjedhja e kryetarit. I vetmi kandidat është kryetari aktual, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk. “Kryetari Venko Filipçe, është kandidati i vetëm i LSDM-së në zgjedhjet e brendshme partiake që do të mbahen më 16 mars […]

shkurt 21, 2025 - 22:00
 0  4
LSDM-ja më 16 mars do të mbajë zgjedhje të brendshme partiake për kryetar, deri më tani vetëm një kandidat
Foto: Selia e LSDM-së

Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) në muajin mars do të vazhdojë me procesin e zgjedhjeve të brendshme partiake, ku pritet edhe përzgjedhja e kryetarit. I vetmi kandidat është kryetari aktual, Venko Filipçe, transmeton Portalb.mk.

“Kryetari Venko Filipçe, është kandidati i vetëm i LSDM-së në zgjedhjet e brendshme partiake që do të mbahen më 16 mars të vitit 2025”, njoftuan nga Komisioni qendror zgjedhor.

Komisioni do të publikojë programi ne kandidatit në uebfaqen e partisë.

“LSDM-ja është partia e vetme në vend ku anëtarësia e zgjedh direkt kryetarin në zgjedhje të brendshme partia, diçka që flet kapacitetin demokratik të partisë dhe anëtarëve”, vlerësoi LSDM-ja.