Ademi: Kallëzimi penal ndaj Bekteshit, përndjekje klasike politike

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, e ka quajtur përndjekje klasike politike, kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Ohrit, ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan gazeta LAJM. “Përndjekje klasike politike! Por, ta dini, kjo NUK KALON! Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne. Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit […]

Korrik 29, 2024 - 06:30
 0  9
Ademi: Kallëzimi penal ndaj Bekteshit, përndjekje klasike politike

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, e ka quajtur përndjekje klasike politike, kallëzimin penal të ngritur nga Policia e Ohrit, ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shkruan gazeta LAJM.

“Përndjekje klasike politike!

Por, ta dini, kjo NUK KALON!

Shpifjet, kërcënimet, shantazhet janë 0 për Kreshnikun dhe të gjithë ne.

Turpin, skandalet dhe vazalitetin, shkeljen e vullnetit të votuesit shqiptar të shoqëruar me dështime të përditshme e të gërditshme nuk mund t’i mbuloni me përndjekje politike për gjoja ekzistimin e ndonjë vepre zgjedhore, ku humbja për ju ka qenë e madhe, shumë e madhe.

Ta dini se do të na keni përballë, me guxim dhe këmbngulje në misionin tonë fisnik për të mbrojtur dinjitetit e votuesit shqiptar”, thuhet në reagimin e nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi./Gazeta LAJM