Afër 500 % është rritur vlera e produkteve të shitura bujqësore në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e vlerës së produkteve bujqësore të shitblerja në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk. “Vlera e produkteve bujqësore të blera nga prodhuesit individual është rritur me 495.2%, ndërsa shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është ulur për 13.2 […]
Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e vlerës së produkteve bujqësore të shitblerja në tremujorin e parë të vitit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
“Vlera e produkteve bujqësore të blera nga prodhuesit individual është rritur me 495.2%, ndërsa shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak është ulur për 13.2 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në tremujorin parë të këtij viti është regjistruar shitje e produkteve bujqësore për 9 916 622 000 denarë, apo 216 përqind më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak.
Enti theksoi që rritje më e ndjeshme është vërejtur te duhani, për shkak blerjes së vonuar vitin e kaluar.
“Rritje kanë shënuar edhe peshku dhe produktet e tjera, ndërsa te prodhimet e qumështit është vërejtur rënie”, raportoi Enti.