Padi për policin e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet se ka shkaktuar lëndime trupore te një qytetar

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësit të policisë nën dyshimet se ka kryer dhunë gjatë ushtrimit të detyrës, transmeton Portalb.mk. “Kallëzim penal kundër B.B., nëpunës policorë në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Pehçevë pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje, për shkak të ekzistimit të […]

maj 16, 2024 - 00:00
 0  6
Padi për policin e Maqedonisë së Veriut nën dyshimet se ka shkaktuar lëndime trupore te një qytetar
Policia e RMV-së, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj një punonjësit të policisë nën dyshimet se ka kryer dhunë gjatë ushtrimit të detyrës, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër B.B., nëpunës policorë në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Pehçevë pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Lindje, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “maltretim gjatë ushtrimit të detyrës” sipas nenit 143 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Vlerësohet se i dyshuari para një muaji ka përdorur forcë fizike të paautorizuar dhe të tepruar gjatë ushtrimit të dhunës fizike tek një qytetar.

“Ka shkaktuar lëndim trupor me shkop gome gjatë ushtrimit të detyrës sipas nenit 143 të Kodit Penal”, raportoi Policia, duke shtuar se polici do të pezullohet nga puna, deri në zbardhjen e rastit.