Agim Islami tregon vështirësitë familjare që i ka kaluar teksa ka qenë në burg

Ka gati 17 vjet është duke vuajtur dënimin e përjetshëm, të cilit pretendon se nuk duhet ta vuajë, sepse nuk e kreu aktin për të cilin akuzohet në rastin “Alfa”. Agim Islami, edhe pse tashmë ka përgatitur ekspertizë të rastit jashtë vendit, me të cilit e vërteton pafajësinë e tij, sërish Gjykata e Shkupit ia […]

dhjetor 27, 2024 - 04:00
 0  7
Agim Islami tregon vështirësitë familjare që i ka kaluar teksa ka qenë në burg

Ka gati 17 vjet është duke vuajtur dënimin e përjetshëm, të cilit pretendon se nuk duhet ta vuajë, sepse nuk e kreu aktin për të cilin akuzohet në rastin “Alfa”.

Agim Islami, edhe pse tashmë ka përgatitur ekspertizë të rastit jashtë vendit, me të cilit e vërteton pafajësinë e tij, sërish Gjykata e Shkupit ia ka refuzuar ankesën për shqyrtim të të njëjtës dhe rigjykim të rastit, me arsyetimin se nuk kanë ekspertë të forenzikës që do të mund ta vlerësonte forenzikën e përgatitur jashtë vendit.

Kjo, siç thotë Islami, ka shuar edhe 2% e besimit që ka pasur në gjyqësor, pasi sipas tij, “kjo i bie sikur je i sëmurë nga zemra, nuk ka kardiolog në vend dhe nuk mund të dalësh jashtë vendit të operohesh”.

Islami në “Inside21” është shprehur i zhgënjyer nga disa politikanë, për siç thotë, premtuan rigjykim të rastit “Alfa”, “kurse tani nuk ndërmarrin asgjë”.

Thotë se shpresat i mban vetëm te Zoti, por megjithatë nga e gjithë kjo situatë më shumë i dhimbet nëna, pasi siç bën të ditur, është e sëmurë.

“Më shumë më dhimbset nëna sepse e kam të sëmurë. Babain nuk e mbërrita, sepse nuk më lejuan as në varrim t’i shkoj. Duhet t’i jap shpresa. Ndonjëherë duhet edhe ta gënjej për të mirë, sepse pret të më lirojnë sepse edhe ajo e di se jam i pafajshëm. Më duhet ta gënjej – i them sot do të bëhet, nesër do të bëhet. E mbaj me shpresa nënën se një ditë do të shihemi në liri, do të më sheh në liri, sepse të gjithë e dinë se jam i pafajshëm edhe ajo e di se jam i pafajshëm”, tha Islami, transmeton TV21.