Ahmeti: Të mendojnë mirë ata që tentojnë t’i nënçmojnë shqiptarët (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se sot lexon disa deklarata dhe prononcime për Marrëveshjen e Ohrit, dhe shtoi se ata që i bëjnë këto komente as vrima e kavallit të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë. Ahmeti tha […]

gusht 13, 2024 - 17:00
 0  5
Ahmeti: Të mendojnë mirë ata që tentojnë t’i nënçmojnë shqiptarët (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në shënimin e 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit tha se sot lexon disa deklarata dhe prononcime për Marrëveshjen e Ohrit, dhe shtoi se ata që i bëjnë këto komente as vrima e kavallit të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë.

Ahmeti tha se të gjithë duhet që të reflektojnë, ku cenohet legjitimitetit, ku bëhet angazhim për të majorizu dhe për të poshtëru shqiptarët dhe komunitetet tjera në këtë vend, duhet të mendojnë mirë sepse “Ne nuk kem i nevojë të na përsëritet e kaluara”.

Ahmeti tha se duhet të dëgjojnë ata që dëshirojnë t’i ndajnë shqiptarët në albanci të mirë dhe shqiptarët e këqij.

“Se ne të Frontit jemi shqiptarët e këqij që kërkojmë drejtësi. Ne puthadorë e argat të kërkujt nuk bëhemi, pavarësisht se dikush mendon që është aga në këtë vend dhe se i ka hyzmeqarët. Ky vend do ecën përpara në marrëdhënie të mira ndëretnike në radhë të parë në mes komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltitin serb, bullgarët dhe grekët”, deklaroi Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Ai tha se vetëm me shqiptaret, duke bashkëpunuar dhe bashkëjetuar mund të ruhet historia, identiteti i tyre kombëtar.

“Përndryshe janë të destinuar të mos ekzistojnë fare”, shtoi më tej Ahmeti.