Aksioni për pastrimin e Shkupit përfundoi, por mbeturinat nuk janë zhdukur
Kontejnerët kryesisht ishin të zbrazur, por në shumë vende, të thyer dhe të dëmtuar. Kjo ishte gjendja në disa zona të Shkupit pas aksionit për pastrimin gjeneral të kryeqytetit. Në disa vende, akoma punë për grumbullimin e mbeturinave. Qytetarët kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme të higjienës edhe pse të ndërgjegjshëm se te shumë qytetarë mungon vetëdija […]
Kontejnerët kryesisht ishin të zbrazur, por në shumë vende, të thyer dhe të dëmtuar. Kjo ishte gjendja në disa zona të Shkupit pas aksionit për pastrimin gjeneral të kryeqytetit. Në disa vende, akoma punë për grumbullimin e mbeturinave.
Qytetarët kërkojnë mirëmbajtje të vazhdueshme të higjienës edhe pse të ndërgjegjshëm se te shumë qytetarë mungon vetëdija për mos ndotjen e mjedisit.
“Për mua kjo nuk është pastërti, duhet aksion çdoherë e jo vetëm një herë. Sikur të ketë aksione më shpesh nuk do të ishte kaq i ndytë qyteti. Ja në këtë vend këtu duhet pakës që të pastrohet. Duhet të pastrohet rregullisht e jo të merren aksione”, tha një qytetare.
“U pastrua pakës por ka akoma për t’u pastruar edhe shumë mbeturina”, tha një qytetar.
”Duhet të mirëmbahet dhe varet edhe nga populli, qytetarët duhet të hedhin mbeturina në kosha e jo në rrugë”, deklaroi një tjetër qytetar.
”Duhet higjiene e rregullt, më shumë automjete dhe persona që do të pastrojnë dhe që të angazhohen për atë punë”, tha një qytetar.
Të dielën, në Shkup përfundoi aksioni treditor i pastrimit të kryeqytetit, dhe sipas kryetarit të ri të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ky aksion ishte i suksesshëm por për disa deponi të krijuara duhet kohë që të largohen tërësisht mbeturinat, siç ishte deponia në Vardarishtë. Nga aksioni 72 orësh i pastrimit, ishin larguan rreth 4,500 tonë mbeturina ndërsa rreth 2,500 personave ishin të angazhuar në këtë aksion. /Alsat.mk