Akuzat për vëllain e tij si të përfshirë në trafikun e drogës, Bardhi kërkon inteperlancë urgjente me Edi Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me akuzat e ngritura nga opozita ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, si të përfshirë në trafikun e kokainës. Bardhi i është drejtuar më një kërkesë Kuvendit, ku thekson se interpelanca duhet të zhvillohet në seancën parlamentare të […]

Prill 1, 2024 - 18:00
 0  4
Akuzat për vëllain e tij si të përfshirë në trafikun e drogës, Bardhi kërkon inteperlancë urgjente me Edi Ramën

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me akuzat e ngritura nga opozita ndaj vëllait të tij, Olsi Rama, si të përfshirë në trafikun e kokainës.

Bardhi i është drejtuar më një kërkesë Kuvendit, ku thekson se interpelanca duhet të zhvillohet në seancën parlamentare të 4 prillit. Nëpërmjet kësaj interpelance, Bardhi ndër të tjera do të ngrejë pyetje nëse kryeministri ka qenë në dijeni se vëllai i tij ka qenë i përfshirë laboratorin e kokainës së Xibrakës, siç pretendohet nga PD.

Reagimi i plotë:

Derisa SPAK të bëjë detyrën e vet kushtetuese, pa ndikim dhe me profesionalizëm, duke nisur hetimet dhe duke rihapur dosjen e pezulluar nr. 335/1-2016, Bardhi kërkon që Kryeminsitri Edi Rama të jap shpjegime në Kuvend për 3 çështje:

1-A ka patur informacione nga shërbimet informative apo strukturat e Policisë së Shtetit, për shoqërimin e një familjari të tij me anëtarët e një organizate të strukturuar kriminale, apo për përfshirjen e vëllait të tij në këtë veprimtari kriminale? Nëse po, cfarë masash janë marrë. Nëse jo, a ka kryer verifikime dhe a ka kërkuar informacion, pas të dhënave të bërë publike edhe më parë?

2-  A ka kërkuar dhe marrë informacion pse i vëllai, person me lidhje të forta politike, është përdorues i të njëjtit automjet me targë AA653DM, që në kohen e planifikimit dhe aktivitetit kriminal të Laboratorit të drogës në Xibrakë, përdoret nga Olsi Rama dhe 3 anëtarët e tjerë të organizatës kriminale?

3-  Çfarë e lidhte Olsi Ramën me kreun e narko-organizatës dhe pse krerët e organizatës, bashkë me vëllain tuaj Olsi Ramën përdorin të njëjtin automjet në të njëjtën periudhë të planifikimit dhe ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakë? Çfarë bën i vëllai me të njëjtën makinë, të cilën e përdor në të njëjtën kohë një organizatë kriminale e trafikut të drogës? ”.

“Duke qenë se kjo çështje përbën shqetësim madhor dhe një çështje me natyrë urgjente për opozitën parlamentare, si dhe dhe në kushtet e një mungese tërësore të reagimit, veprimit apo sqarimit të rrethanave nga Kryeministri, në mbështetje të nenit 97 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë përfshirjen e kësaj kërkese për interpelancë urgjente me Kryeministrin në rendin e ditës të seancës së datës 04.04.2024.” – thuhet në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi dhe që pritet të depozitohet nesër në mëngjes për shkak të pushimit zyrtar të sotëm.