Alternativa zgjodhi organet e reja drejtuese, nënkryetarët dhe sekretarët

Sot në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Alternativës ë udhëhequr nga kryetari Zeqirija Ibrahimi, u bë përzgjedhja e organeve drejtuese, transmeton Portalb.mk. “Pas diskutimit në Kryesi, pas konstatimit të nevojës për rifreskimin e organeve drejtuese të partisë me kuadro të reja, në drejtim të arritjes së përcaktimeve strategjike të partisë, me propozim të Kryetarit, Zeqirija […]

shtator 2, 2024 - 21:00
 0  6
Alternativa zgjodhi organet e reja drejtuese, nënkryetarët dhe sekretarët
Zeqirja Ibrahimi, Foto: Alternativa

Sot në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Alternativës ë udhëhequr nga kryetari Zeqirija Ibrahimi, u bë përzgjedhja e organeve drejtuese, transmeton Portalb.mk.

“Pas diskutimit në Kryesi, pas konstatimit të nevojës për rifreskimin e organeve drejtuese të partisë me kuadro të reja, në drejtim të arritjes së përcaktimeve strategjike të partisë, me propozim të Kryetarit, Zeqirija Ibrahimi, u zgjodhën organet drejtuese të partisë”, njoftoi Alternativa.

Arben Labenishti, Orhan Murtezani, Safije Sadiki Shahini dhe Afan Elezi do të jenë nënkryetarët e partisë.

Me përzgjedhjen e re, Amir Elezi do të jetë sekretar i përgjithshëm, Afan Elezi – sekretar organizativ, Bekim Sali për resurse njerëzore, Admirim Aliti te Sekretariati i departamenteve, Fisnik Mela për politika strategjike, ndërsa Driton Sulejmani për marrëdhënie me opinion.

Ndryshe, Alternativa si pjesë e koalicionit parazgjedhor VLEN, u bë pjesë e koalicionit qeveritar me kryeministër Hristijan Mickoskin.

Me formimin e përbërjes së re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi u zgjodh kryetar i saj, për çka dha u largua nga pozita e kryetarit të Alternativës. Në krye të partisë erdhi Zeqirija Ibrahimi.