Qeveria e RMV-së dhe kompania hungareze “4iG” kanë nënshkruar Memorandumin për mirëkuptim

Në fushën e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut, për përshpejtimin e transformimit digjital, do të futet edhe kompania hungareze “4iG”, për çka kjo kompani së bashku me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot kanë nënshkruar Memorandumin për mirëkuptim, transmeton Portalb.mk. “Qeveria dhe Grupacioni „4iG”, një nga kompanitë lidere të TIK-ut në Hungari dhe në Ballkanin […]

shtator 2, 2024 - 21:00
 0  7
Qeveria e RMV-së dhe kompania hungareze “4iG” kanë nënshkruar Memorandumin për mirëkuptim
Kryetari i Grupacionit "4iG", Gelert Zhazai, dhe zv.kryeministri Aleksander Nikollovski. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në fushën e telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut, për përshpejtimin e transformimit digjital, do të futet edhe kompania hungareze “4iG”, për çka kjo kompani së bashku me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot kanë nënshkruar Memorandumin për mirëkuptim, transmeton Portalb.mk.

“Qeveria dhe Grupacioni „4iG”, një nga kompanitë lidere të TIK-ut në Hungari dhe në Ballkanin Perëndimor, nënshkruan sot në Shkup një Memorandum mirëkuptimi për të përshpejtuar transformimin digjital në Maqedoni në aspektin ekonomik dhe atë të infrastrukturës”, sqaroi Qeveria.

Përmes këtij Memorandumi, pritet që bashkëpunimi në fushën e telekomunikacionit të jetë afatgjatë.

Përmes këtij bashkëpunimi, pritet përmirësimi i cilësisë dhe sigurisë te shërbimet e komunikimit dhe internetit, investime të bazuara në 5G, IoT dhe IA, hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi i teknologjisë dhe nismave ekologjike.

Raportohet që ky Grupacion është pronar i operatorit “ONE” në Mal të Zi dhe Shqipëri, duke i shërbyer 2.2 milionë përdorues në këto dy vende, ndërsa gjithsej numëron mbi 8 mijë të punësuar.

Ndryshe, në seancën e Qeverisë të mbajtur më 6 gusht, ministri i transportit dhe lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, informoi se është pranuar një letër zyrtare nga operatori hungarez i telekomunikacionit “4iG Group”.

Por ardhja e mundshme e “4iG” në Maqedoninë e Veriut ngre edhe një çështje tjetër që nuk është vetëm e natyrës politike, por edhe juridike, e që ka të bëjë me orientimin gjeostrategjik të vendit, pasi “4iG” ka një partneritet strategjik me Huawei-n e Kinës.