Ambasada Amerikane zotohet për mbështetje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës
Ambasada Amerikane ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës. Përmes një postimi në “X”, me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, nga Ambasada bëhet thirrje të “qëndrojmë së bashku për një botë pa dhunë dhe konflikte”. “Këtë Ditë ndërkombëtare […]
Ambasada Amerikane ka deklaruar se SHBA-ja është e përkushtuar në mbështetjen e viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.
Përmes një postimi në “X”, me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, nga Ambasada bëhet thirrje të “qëndrojmë së bashku për një botë pa dhunë dhe konflikte”.
“Këtë Ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, le të qëndrojmë së bashku për një botë pa dhunë dhe konflikte që u mundëson grave dhe vajzave të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe të përfaqësohen dhe të udhëheqin vendimmarrjen.