Ambasadori spanjoll: Pash Mickoskin në aeroport “në radhë me të gjithë pasagjerët tjerë”
Ambasadori spanjoll në Maqedoni, Rafael Soriano Ortiz, në rrjetin social “X” ka shkruar mëngjesin e sotëm se e ka parë kryeministrin Mickoski në aeroportin e Shkupit duke pritur të kalojë të gjitha procedurat, si çdo pasagjer tjetër, transmeton Portalb.mk. “Sot në mëngjes mora një fluturim për në Stamboll. Në radhën e check-in-it turistik takova kryeministrin […]


Ambasadori spanjoll në Maqedoni, Rafael Soriano Ortiz, në rrjetin social “X” ka shkruar mëngjesin e sotëm se e ka parë kryeministrin Mickoski në aeroportin e Shkupit duke pritur të kalojë të gjitha procedurat, si çdo pasagjer tjetër, transmeton Portalb.mk.
“Sot në mëngjes mora një fluturim për në Stamboll. Në radhën e check-in-it turistik takova kryeministrin Mickoski i cili kaloi formalitetet, përfshirë kontrollet e duhura, si çdo pasagjer tjetër. Një shembull i thjeshtësisë dhe normalitetit. Bravo!”, shkroi Ortiz në X.
Утрово фатив лет за Истанбул. Во редот за туристичко пријавување го сретнав премиерот
@MickoskiHM кој ги помина формалностите, вклучително и соодветните контроли, како и секој друг патник. Пример за едноставност и нормалност. Браво! @TimcoMucunski @VladaMK @NMvesti @MIA_NEWS
— Rafael Soriano Ortiz (@RafaSorianoO) February 28, 2025
Mickoski sot ndodhet në Turqi, ku siç ka bërë të ditur vetë, do të shkojë në një darkë private me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Qeveria njoftoi se do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët politike për themelimin e një këshilli të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Mickoski më herët ishte kritikuar për fluturimin e klasit të biznesit për në Uashington, SHBA. Përgjigja e tij në rrjetet sociale ishte se fluturimi ishte i gjatë dhe gjunjët i dhembin kështu që i duhej një vend me më shumë hapësirë për këmbët.