Mickoski takoi Erdoganin, do të nënshkruhet Deklaratë për themelimin e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet RMV-së dhe Turqisë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ndodhet në Turqi, ku në një darkë private është takuar me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Në Twitter ai shkroi se do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët politike për themelimin e një këshilli të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë […]

shkurt 28, 2025 - 15:00
 0  5
Mickoski takoi Erdoganin, do të nënshkruhet Deklaratë për themelimin e Këshillit për bashkëpunim ndërmjet RMV-së dhe Turqisë
Hristijan Mickoski dhe Rexhep Tajip Erdogan. Foto: Qeveria e RMV-së

Kryeministri Hristijan Mickoski sot ndodhet në Turqi, ku në një darkë private është takuar me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Në Twitter ai shkroi se do të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët politike për themelimin e një këshilli të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Sot pata takim me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan , në të cilën konfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve. Në këtë drejtim do të nënshkruhet Deklarata e Përbashkët Politike për themelimin e Këshillit të nivelit të lartë për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë”, shkroi Mickoski.

Ky Këshill do të përfaqësojë një mekanizëm të rëndësishëm për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët në nivel dypalësh, rajonal dhe global.

“Jam i bindur se kjo nismë do të kontribuojë në mundësi të reja dhe lidhje edhe më të forta mes popujve tanë”, shkroi kryeminstri.