Ambasadori Zemaj takon Admiralin Bauer, e njofton për sulmin në Ibër- Lepenc

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është takuar me Admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka njoftuar Admiralin Bauer për sulmin e fundit në infrastrukturën kritike të Kosovës dhe nevojën urgjente për të adresuar këto kërcënime serioze për

dhjetor 6, 2024 - 20:00
 0  5
Ambasadori Zemaj takon Admiralin Bauer, e njofton për sulmin në Ibër- Lepenc
ambasadori-zemaj-takon-admiralin-bauer,-e-njofton-per-sulmin-ne-iber-lepenc

ambasadori-zemaj-takon-admiralin-bauer,-e-njofton-per-sulmin-ne-iber-lepenc

Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, është takuar me Admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se e ka njoftuar Admiralin Bauer për sulmin e fundit në infrastrukturën kritike të Kosovës dhe nevojën urgjente për të adresuar këto kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin të pritem për një vizite pune të radhës në Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe për një takim të përbashkët e shumë të rëndësishëm me Admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, i cili ështe edhe autoriteti më i lartë ushtarak në NATO.
Diskutuam për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon, si dhe për koordinimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe misionin e KFOR-it në Kosovë.

Bashkëpunimi ynë ka një rëndësi të madhe dhe vendimtare, veçanërisht gjatë kësaj periudhe sfiduese për Evropën dhe më gjerë. Kontributi i Kosovës është i rëndesishëm dhe i vlerësuar.

Gjithashtu e informova Kryetarin CMC NATO, Admiralin Bauer për sulmin e fundit në infrastrukturën kritike të Kosovës dhe nevojën urgjente për të adresuar këto kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.

Në fund, i shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e madhe përgjatë gjithë mandatit të tij, si për mua personalisht ashtu edhe për vendin tonë. /Gazeta 10/