Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, kryebashkiaku i Kavajës Qosja: I kanë bërë llogaritë gabim!
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar pas dënimit që la në fuqi Gjykata e Apelit, me 1 vit burg ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qosja shprehet se vendimi i Apelit është banal, ndërsa thotë se opozitës po i hyhet në hak. Sipas kryebashkiakut, kjo […]
Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja ka reaguar pas dënimit që la në fuqi Gjykata e Apelit, me 1 vit burg ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Qosja shprehet se vendimi i Apelit është banal, ndërsa thotë se opozitës po i hyhet në hak.
Sipas kryebashkiakut, kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes!
Reagimi i Fisnik Qosja:
“Mbështetje të plotë për mikun Ervin Salianji, i cili për fat është dhe një prej drejtuesve më të aftë dhe premtues të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare!
Ervin Salianji është një FITUES dhe kjo është arsyeja e vendimit të sotëm aq banal të Gjykatës së Apelit!
Opozitës tashmë po i hyhet në hak dhe frenimi i mobilizimit të saj në kulmin e fushatës zgjedhore me motivacione politike e për më tepër me duart e drejtësisë, nuk është asgjë tjetër, veçse minim i demokracisë shqiptare!
Kjo është një sfidë ndaj brezit të rinj të politikanëve të Partisë Demokratike, nga të cilët në fakt kalon dhe suksesi zgjedhor i opozitës dhe kthimi i Partisë Demokratike në krye të qeverisjes!
Por kësaj radhe i kanë bërë llogaritë gabim! Bashkë më Ervin Salianjin, do dalim shumë më të fortë nga kjo histori!”