As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e di datën e hapjes së Urës së Ibrit

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pos ushtarëve të KFOR-it, të shtunën është patrulluar edhe nga pjesëtarë të EULEX-it. Ata janë parë duke qëndruar kah ana e veriut, përtej pengesave të betonit që bllokojnë qarkullimin e automjeteve. Kurse në anën e jugut, përgatitjet për hapjen e urës kanë përfunduar. Por ajo që nuk dihet akoma […]

gusht 18, 2024 - 02:00
 0  9
As komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e di datën e hapjes së Urës së Ibrit
as-komuna-e-mitrovices-se-veriut-nuk-e-di-daten-e-hapjes-se-ures-se-ibrit

as-komuna-e-mitrovices-se-veriut-nuk-e-di-daten-e-hapjes-se-ures-se-ibrit

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, pos ushtarëve të KFOR-it, të shtunën është patrulluar edhe nga pjesëtarë të EULEX-it.

Ata janë parë duke qëndruar kah ana e veriut, përtej pengesave të betonit që bllokojnë qarkullimin e automjeteve.

Kurse në anën e jugut, përgatitjet për hapjen e urës kanë përfunduar. Por ajo që nuk dihet akoma është data e hapjes së saj.

Këtë informatë nuk e ka as komuna e Mitrovicës së Veriut, kuvendi i së cilës muaj më parë mori vendimin për hapjen e urës.

“Definitivisht jo, gati është bërë një vit kur e kemi kryer atë obligim kushtetues, qytetar dhe për qytetin si shenjë dhe i kemi paraprirë disa proceseve”, ka thënë Skender Sadiku – Zv.kryesues i KK në Mitrovicën Veriore.

Javën e kaluar përfunduan inspektimet e kësaj ure për të parë stabilitetin e saj, dhe rezultatet preliminare të publikuara nga Ministria e Infrastrukturës, tregojnë se ura është është funksionale.

Por hapjen e urës po e kundërshtojnë ashpër shtetet e QUINT-it dhe BE-ja. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ka rrezik për kërcënim të sigurisë, derisa Brukseli kërkon që për hapjen e urës Kosova të diskutoj me Serbinë në kuadër të dialogu. /RTV Dukagjini/