Bajrami thotë se qeveria dje i dha 4 kontrata njëburimore në vlerë 683 mijë euro: Korrupsioni duhet të dënohet

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se vetëm dje, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i ka publikuar katër kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë eurosh. Bajrami tha se kontratat të cilat kapin vlerën e 683 mijë eurosh, dy prej tyre janë për Korporatën Energjetike të Kosovës ndërsa dy për ndërtimin dhe renovimin e […]

qershor 1, 2024 - 15:00
 0  5
Bajrami thotë se qeveria dje i dha 4 kontrata njëburimore në vlerë 683 mijë euro: Korrupsioni duhet të dënohet
bajrami-thote-se-qeveria-dje-i-dha-4-kontrata-njeburimore-ne-vlere-683-mije-euro:-korrupsioni-duhet-te-denohet

bajrami-thote-se-qeveria-dje-i-dha-4-kontrata-njeburimore-ne-vlere-683-mije-euro:-korrupsioni-duhet-te-denohet

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se vetëm dje, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i ka publikuar katër kontrata njëburimore në shumë prej 683 mijë eurosh.

Bajrami tha se kontratat të cilat kapin vlerën e 683 mijë eurosh, dy prej tyre janë për Korporatën Energjetike të Kosovës ndërsa dy për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive në veri të vendit.

“Dje, dite premte 31 Maj 2024, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik publikoi katër kontrata njëburimore/kontrata të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë si në vijim: Korporata Energjetike e Kosovës: Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të KEK-ut, për dy muaj (qershor-korrik 2024), shuma 448,251.13 euro”.

“Korporata Energjetike e Kosovës: Transport i punëtorëve të KEK-ut, për muajin Qershor-Korrik 2024, shuma 152,884.56 euro”.

“Punë shtesë Ri-tender/ndërtimi i 11 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shuma 63,725.72 euro”.

“Punë shtesë Ri-tender/renovimi i 4 shtëpive në pjesën veriore të Kosovës, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shuma 18,225.30 euro”, shkroi Bajrami.

Tutje, ajo tha se korrupsioni duhet të ndëshkohet dhe se në ekonominë e tregut askush s’ka të drejtë që në sketorë ku ka konkurrenxë, të negociojë kontrata me një kompani.

“Kjo është në kundërshtim me nenin 10 të Kushtetutës, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, respektivisht është keqpërdorim i detyrës zyrtare, dëmtim i buxhetit të shtetit – është KORRUPSION. Korrupsioni duhet të dënohet dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, shkroi Bajrami.