Banka Popullore dhe OKM-ja do të bashkëpunojnë për mbrojtjen e qytetarëve të RMV-së gjatë shërbimeve bankare
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që do të kenë probleme gjatë shërbimeve bankare dhe kursimore, do të kenë mbështetjen e Organizatës së Konsumatorëve në Maqedoni (OKM) dhe Bankës Popullore në RMV, transmeton Portalb.mk. “Në veçanti është e rëndësishme se me këtë memorandum parashihet zgjidhje miqësore e mosmarrëveshjeve përderisa numër i madh i konsumatorëve janë të […]
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që do të kenë probleme gjatë shërbimeve bankare dhe kursimore, do të kenë mbështetjen e Organizatës së Konsumatorëve në Maqedoni (OKM) dhe Bankës Popullore në RMV, transmeton Portalb.mk.
“Në veçanti është e rëndësishme se me këtë memorandum parashihet zgjidhje miqësore e mosmarrëveshjeve përderisa numër i madh i konsumatorëve janë të dëmtuar nga ofrues të njëjtë të shërbimeve financiare të cilat i mbikëqyr Banka Popullore”, deklaroi kryetarja e OKM-së, Marijana Lonçar-Velkova.
Ajo nënshkroi aneksin e Memorandumit për bashkëpunim me guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, aneks që pritet të thellojnë bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve për mbrojtjen e qytetarëve që përdorin shërbime bankare.
“Banka Popullore vazhdimisht punon edhe në përmirësimin e kornizës ligjore në fushën e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve bankare, nga ku në fazë të avancuar është edhe miratimi i ndryshimeve të duhura në Ligjin e Bankave”, tha Angellovska-Bezhoska.