Bardhi i heq karrigen Bashës dhe ia jep Nallbatit, PD shkresë Kuvendit për ripozicionimin e deputetëve

Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën nuk do ti shohim më përkrah njëri tjetrit në sallën e Parlamentit. Vendin e ish-kreut të Partisë Demokratike në sallën e Parlamentit e ka zënë me ndryshimet e reja deputeti Bledion Nallbati, ndërsa në rreshtin e Gazment Bardhit është pozicionuar edhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka. Për ripërcaktimin e ulëseve […]

shtator 2, 2024 - 20:00
 0  10
Bardhi i heq karrigen Bashës dhe ia jep Nallbatit, PD shkresë Kuvendit për ripozicionimin e deputetëve

Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën nuk do ti shohim më përkrah njëri tjetrit në sallën e Parlamentit.

Vendin e ish-kreut të Partisë Demokratike në sallën e Parlamentit e ka zënë me ndryshimet e reja deputeti Bledion Nallbati, ndërsa në rreshtin e Gazment Bardhit është pozicionuar edhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka.

Për ripërcaktimin e ulëseve në sallë, PD i ka dërguar edhe një shkresë Kuvendit, ku kërkohet konfirmimi i pozicioneve të reja.

Ajo çka bie në sy është pozicionimi në rreshtin numër 7 dhe të fundit i grupit të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën. Përkrah tij do të jenë Enkelejd Alibeaj, Oriola Pampuri, Arbi Agalliu, Flutura Açka dhe Selaudin Jakupllari.

Në këtë rresht do të ulet në vijim edhe ish-deputeti demokrat Agron Shehaj, i cili ka nisur një iniciativë të re politike.