Bastiset automjeti për kamping në Ohër, te shkupjanët kapen disa lloje të drogave

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar 9 persona, dy prej të cilëve të mitur, pasi në automjetin për kamping buzë liqenit të Ohrit, ku ata po qëndronin, janë gjetur substanca narkotike, përcjell TV21. Policia ka privuar nga liria personat T.M.(19), A.S.(18), T.Q.(28), D.A.(23), K.S.(20), A.S.(18) dhe dy te mitur, të gjithë […]

Korrik 24, 2024 - 17:30
 0  5
Bastiset automjeti për kamping në Ohër, te shkupjanët kapen disa lloje të drogave

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë arrestuar 9 persona, dy prej të cilëve të mitur, pasi në automjetin për kamping buzë liqenit të Ohrit, ku ata po qëndronin, janë gjetur substanca narkotike, përcjell TV21. Policia ka privuar nga liria personat T.M.(19), A.S.(18), T.Q.(28), D.A.(23), K.S.(20), A.S.(18) dhe dy te mitur, të gjithë nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit të një automjeti për kamping në një autokamp në bregun e liqenit të Ohrit, i cili përdorej prej tyre, e që është kryer me vendim gjykate, janë gjetur 23 pako me lëndë të bardhë të ngurtë, disa kuti metalike me lëndë të bardhë, marihuanë dhe gjësende të tjera të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga një vepër penale. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Ohër ka caktuar masën e paraburgim prej 30 ditësh ndaj personave të rritur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së./tv21.tv