Më 21 dhjetor i gjithë Shkupi do të mbetet pa ujë, “Ujësjellës dhe Kanalizime” riparon një defekt në Karposh 4

Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” më 21 dhjetor do ta mbyll tubacionin kryesor të qytetit F1600 mm, i cili gjendet në kazermën në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Shkak për mbylljen, siç thonë ata, është sanimi i një defekti që prej disa ditësh ka bërë që uji të rrjedhë në rrugën “Nikolla Parapunov” në lagjen […]

dhjetor 16, 2024 - 13:01
 0  5
Më 21 dhjetor i gjithë Shkupi do të mbetet pa ujë, “Ujësjellës dhe Kanalizime” riparon një defekt në Karposh 4
Tuba uji. Foto: NP Ujësjellësi dhe kanalizime

Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” më 21 dhjetor do ta mbyll tubacionin kryesor të qytetit F1600 mm, i cili gjendet në kazermën në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup. Shkak për mbylljen, siç thonë ata, është sanimi i një defekti që prej disa ditësh ka bërë që uji të rrjedhë në rrugën “Nikolla Parapunov” në lagjen Karposh 4, transmeton Portalb.mk.

Tabacioni kryesor i qytetit, shtoi ndërmarrja do të mbyllet deri në përfundimin e ndërhyrjes.

“Ujësjellës dhe Kanalizime” thonë se kanë përgatitur një plan kompleks operacional për riparim, ndërsa përveç këtij lokacioni, është përfshirë riparimi i tre defekteve të tjera në valvulat përgjatë tubacionit kryesor F1600 mm, në shtrirjen nga rrethrrotullimi në Gjorçe Petrov deri te kryqëzimi i bulevardit “Aradhat Partizane” me rrugën “Nikolla Parapunov”.

“Ndalja e ujit të ujësjellësit kryesor të qytetit F1600 mm bëhet një herë në pesëdhjetë vjet dhe mbyllja e fundit e tillë ka qenë në vitin 1991/1992 për realizimin e lidhjes së ujësjellësit në zonën e pusit të Lepenecit. Për zgjidhjen e një defekti të këtij lloji është përgatitur një plan operativ që do të mundësojë riparim më efikas dhe më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e “Ujësjellës dhe Kanalizime”.

Me realizimin e këtij projekti, përveç riparimit të këtyre defekteve, ndërmarrja thotë se do të zvogëlohet drejtpërdrejt humbja e ujit nga rrjedhja e tyre dhe do të mundësohet rivitalizimi i shtrirjes nga Gjorçe Petrov deri në Karposh.

“Nevojitet një zëvendësim sistematik i valvulave mbyllëse pesë dekadash dhe riparim i i pajisjeve hidroteknike për të rritur qëndrueshmërinë e rrjetit të ujësjellësit dhe për të përmirësuar nivelin e presionit në rrjetin e ujësjellësit. Me vendosjen e zonave si metodë adekuate për kontrollin e humbjeve të ujit, krijohen kushte për reduktimin e ndjeshëm të kohës së nevojshme për riparimin e defekteve dhe kjo nismë është pjesë e strategjisë themelore për reduktimin e humbjeve të ujit në sistemin e furnizimit me ujë”, shtoi “Ujësjellës dhe Kanalizime”.