BDI e Ahmetit akuzohet se po përçan shqiptarët, thirrje nga të gjitha anët t’i ndalojë këto veprime

Në prag të 23-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po akuzohet për përpjekje për të përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përkundër përpjekjeve të koalicionit qeverisës VLEN për të ruajtur atmosferën e bashkimit dhe respektit për këtë ngjarje historike, veprimet e BDI-së po shkaktojnë shqetësime të mëdha në opinion. Edhe […] The post BDI e Ahmetit akuzohet se po përçan shqiptarët, thirrje nga të gjitha anët t’i ndalojë këto veprime appeared first on InfoShqip.com.

gusht 10, 2024 - 23:00
 0  8
BDI e Ahmetit akuzohet se po përçan shqiptarët, thirrje nga të gjitha anët t’i ndalojë këto veprime

Në prag të 23-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po akuzohet për përpjekje për të përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Përkundër përpjekjeve të koalicionit qeverisës VLEN për të ruajtur atmosferën e bashkimit dhe respektit për këtë ngjarje historike, veprimet e BDI-së po shkaktojnë shqetësime të mëdha në opinion.

Edhe pse koordinatori për organizimin e kësaj ngjarjeje, zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, të mërkurën kishte ndarë ftesa zyrtare për të gjitha partitë, përfshirë BDI-në, opozitarët paralajmëruan të nesërmen një event të veçantë në Shkup, i cili u pa si një përpjekje për të krijuar një paralelizëm të panevojshëm.

Saranda Imeri, deputete e koalicionit qeverisës VLEN dhe vajza e të ndjerit Imer Imeri, një nga nënshkruajtësit e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, shprehu shqetësimin e saj për këtë veprim të BDI-së. Në një konferencë për shtyp, ajo bëri një apel të fuqishëm që kjo datë e shënuar të mos përdhoset për qëllime të ngushta personale ose partiake.

“Menjëherë pasi i dërguam zyrtarisht ftesat, përfshirë edhe për BDI-në, Ali Ahmeti vendosi ta devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit me një festë private,” deklaroi Imeri. Ajo theksoi se Marrëveshja e Ohrit është një arritje që u përket të gjithë shqiptarëve dhe duhet respektuar si e tillë.

Në këtë përvjetor, Imeri i bëri thirrje liderëve politikë që të respektojnë frymën e bashkimit dhe paqes që kjo marrëveshje ka sjellë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. “Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit,” tha ajo, duke apeluar për një qasje të përgjegjshme dhe unifikuese ndaj kësaj ngjarjeje historike.

Vitin e kaluar, organizimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme nga zëvendëskryeministri Artan Grubi u përball me kritika të ashpra për shkak të devijimit nga karakteri serioz që duhet ta përmbante. Në opinionin publik qarkulluan komente se ngjarja ishte kthyer në një “festë private” me këngëtarin e tij të preferuar, Noyzi, gjë që shkaktoi pakënaqësi të thellë, sidomos mes invalidëve të luftës, të cilët e panë këtë si një mungesë respekti ndaj sakrificës së bërë për arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.

The post BDI e Ahmetit akuzohet se po përçan shqiptarët, thirrje nga të gjitha anët t’i ndalojë këto veprime appeared first on InfoShqip.com.