BDI e akuzoi drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi nga se harxhon 15.000 euro për blerje lulesh

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë akuzuar sot drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi, për punë të papërgjegjshme. Në konferencë për media, Fllanza Shatku nga kjo parti thonë se përmes një tenderi, MEPSO ka realizuar tender për hortikulturë në vlerë të mbi 1.000.000 denarëve. Nga BDI u bëjnë thirrje institucioneve që të veprojnë menjëherë ndaj këtij […]

tetor 7, 2024 - 16:00
 0  6
BDI e akuzoi drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi nga se harxhon 15.000 euro për blerje lulesh
BDI, gjatë konferencës për media. Foto e dërguar.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë akuzuar sot drejtorin e MEPSO-s, Burim Latifi, për punë të papërgjegjshme. Në konferencë për media, Fllanza Shatku nga kjo parti thonë se përmes një tenderi, MEPSO ka realizuar tender për hortikulturë në vlerë të mbi 1.000.000 denarëve. Nga BDI u bëjnë thirrje institucioneve që të veprojnë menjëherë ndaj këtij rasti. Nga kompania MEPSO thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë nga udhëheqësia e kaluar, e lidhur për një periudhë 12 mujore, që nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve.

“Sot jemi këtu për të informuar opinionin për punën e papërgjegjshme të MEPSO-s dhe drejtorit të këtij institucioni me rëndësi, Burim Latifi, kuadër i partisë së Izet Mexhitit kushëriri i tij i parë, i cili në vend që të përgatitë sektorin e energjisë elektrike për dimrin e ardhshëm, bën tenderë për Hortikulturë. peisazhi, ose thënë në popull blen lule për një shumë prej mbi 1.000.000 denarë Aktiviteti i parë i drejtorit të ri, kushëri i Xhentëlmenit Mexhiti, para se të takohet me punonjësit e tij, është blerja e luleve. Kjo është një punë krejtësisht jo e përgjegjshme e një kompanie që ka si detyrë kryesore sektorin e energjisë, e jo blerjen e luleve për 15 mijë euro në një kohë kur qytetarët nuk mund të paguajnë faturat e energjisë elektrike. Imagjinoni, MEPSO dhe Burim Latifi, në vend që të ndihmojnë qytetarët në sferën e varfërisë energjetike, paguajnë lule – trëndafila 9000 denarë për copë. U bëjmë thirrje institucioneve që të veprojnë menjëherë dhe rrjedhimisht ne do të monitorojmë në baza ditore të gjithë uzurpatorët e paligjshëm të institucioneve në funksionimin e tyre dhe do të njoftojmë institucionet kompetente për të gjitha abuzimet.” tha Shatku.

Nga MEPSO thonë se bëhet fjalë për një marrëveshje kornizë nga udhëheqësia e kaluar, e lidhur për një periudhë 12 mujore, që nuk ka obligim për shfrytëzimin e mjeteve.

“Në panik të madh BDI-ja tanimë ka filluar të sulmojë kuadrot e Zijadin Selës. Furnizimi publik për rregullim hortikulturor është procedurë e shpallur dhe zbatuar nga udhëheqësia e mëparshme e SHA MEPSO dhe përcaktimi ynë është që të mos harxhohet asnjë denarë për këtë shpenzim krejtësisht të panevojshëm. Nevoja për një furnizim të tillë është deklaruar në planin e prokurimeve publike për vitin 2024, ai është publikuar në maj, dhe vendimi për përzgjedhjen e ofertës më të favorshme është marrë në fund të korrikut nga ekipi menaxhues në largim. Meqë procedura ishte në fazën finale, ndërsa të përballur me mundësinë e pasojave juridike, SHA MEPSO e ka nënshkruar të njëjtin. Deri në këtë moment nuk ka asnjë implikim financiar në lidhje me këtë marrëveshje dhe sigurojmë se do të jetë deri në skadimin e marrëveshjes. Nga aty ftojmë opinionin që të ndjekë realizimin e prokurimit përmes sistemit elektronik për furnizime publike sepse opinioni ka të drejtë të dijë se si janë shpenzuar dhe po shpenzohen fondet e kompanisë që është pronë shtetërore. Ndryshe, ky nuk është shembulli i parë i shpenzimeve të panevojshme të parave nga ekipi i mëparshëm menaxhues nëse dihet se nga buxheti i kompanisë janë harxhuar para për donacione dhe sponsorizime edhe aty ku nuk ka qenë e nevojshme dhe për këtë qëllim është tejkaluar buxheti për rreth 10 milionë denarë”, thonë nga MEPSO.