Filipçe uron Ramën për fitoren: Një mandat i katërt për progres dhe integrim
Edhe pse rezultatet zyrtare nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ende nuk janë publikuar, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për, siç e quan The post Filipçe uron Ramën për fitoren: Një mandat i katërt për progres dhe integrim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Edhe pse rezultatet zyrtare nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ende nuk janë publikuar, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për, siç e quan ai, “fitoren bindëse”, transmeton Flaka Media
Në një postim në rrjetet sociale, Filipçe shkruan:
“Urime të sinqerta Edi Ramës dhe partisë simotër Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. I uroj shumë suksese në mandatin e tij të ri, të katërt. Jam i bindur se Shqipëria fqinje do të vazhdojë në rrugën e progresit, stabilitetit dhe integrimit europian.”
Filipçe theksoi se kjo fitore është një dëshmi e mbështetjes së qytetarëve për vlerat socialdemokrate dhe politikat progresive. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm mes LSDM-së dhe Partisë Socialiste:
“Me Edin pres vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer mes palëve tona dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.” Flaka Media
The post Filipçe uron Ramën për fitoren: Një mandat i katërt për progres dhe integrim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .