Bedri Hamza takon diasporën në Zvicër: Është shtyllë e pamohueshme ekonomike e Kosovës

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen. Ai ka thënë se diaspora është “shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.” Postimi i tij i plotë: Faleminderit diasporë e Zvicrës. Faleminderit që sot na treguat edhe […]

maj 19, 2024 - 19:00
 0  6
Bedri Hamza takon diasporën në Zvicër: Është shtyllë e pamohueshme ekonomike e Kosovës
bedri-hamza-takon-diasporen-ne-zvicer:-eshte-shtylle-e-pamohueshme-ekonomike-e-kosoves

bedri-hamza-takon-diasporen-ne-zvicer:-eshte-shtylle-e-pamohueshme-ekonomike-e-kosoves

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në Zvicër është takuar me diasporën atje, të cilët i ka falënderuar për mikëpritjen.

Ai ka thënë se diaspora është “shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.”

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit diasporë e Zvicrës.

Faleminderit që sot na treguat edhe njëherë bujarinë e mikëpritjen e zemrës.

I emocionuar dhe i lumtur të shoh bashkatdhetarët tanë që kanë ndërtuar jetën e tyre, plot suksese dhe arritje në një vend kaq demokratik dhe gjithmonë për kaq vite, kanë ruajtur traditën dhe dashurinë për atdheun!

Të rinjë e të reja dhe familjarë që lanë Kosovën në rrethana të ndryshme, duke u ndarë në dysh me pjesën tjetër për një jetë më të mirë, sot janë zëri ynë në botë, janë edhe shtyllë e pamohueshme ekonomike dhe mbështetës në rrugën e pakthyeshme evropiane të Kosovës.

Krenar me historitë e suksesit që ata na e tregojnë çdo ditë dhe me mbështetjen e pakursyer për vizionin tonë, për ta drejtuar vendin, drejt një të ardhme, që secili e meriton dhe kërkon!