Bekteshi: Pensionet nuk do të rriten për 2.500 denarë, por për 1.000 denarë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se pensionet nga shtaori nuk do të rriten për 2.500 denarë, ashtu siç proklamon qeveria e re, përcjell TV21. Bekteshi thotë se përveç rritjes që duhej të bëhej sipas metodologjisë së vjetër, pensionet do të rriten për vetëm 1.000 denarë. “Mashtrimi i pensionistëve! Sapo e shqyrtova propozim-buxhetin e dorëzuar […]

Korrik 31, 2024 - 21:30
 0  4
Bekteshi: Pensionet nuk do të rriten për 2.500 denarë, por për 1.000 denarë

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se pensionet nga shtaori nuk do të rriten për 2.500 denarë, ashtu siç proklamon qeveria e re, përcjell TV21. Bekteshi thotë se përveç rritjes që duhej të bëhej sipas metodologjisë së vjetër, pensionet do të rriten për vetëm 1.000 denarë.

“Mashtrimi i pensionistëve! Sapo e shqyrtova propozim-buxhetin e dorëzuar në Kuvend, ku qartë shifet se pensionet nuk rriten me 2.500 den. Qeveria e kaluar me ligj vendosi të harmonizoj pensionet dhe pagën minimale, ku 50% përcaktohet nga rritje a pagës mesatare dhe 50% nga inflacioni. Pensionet nuk do të rriten më shumë se 1.000 den shtesë nga ajo që u takon me ligj. Pa takat, pa dije!”, shkroi Bekteshi.