Berisha i PDK-së: Radojçiq po qëndron në hotelin e tij në Kopaonik, po i koordinon politikat e Qeverisë së Kosovës përmes eksponentëve të saj
Hisen Berisha nga PDK thotë për Front Online se qeveria është me agjendë anti Kosovë, të përgatitur në kuzhinat politike të Beogradit e Moskës. Berisha thtekson se publikimi i përgjimit në mes të Kusarit dhe Radojçiqit ngre dyshime të forta për rrezikimin e sigurisë kombëtare “Se ky koalicion qeverisës është me agjendë anti Kosovë, të […]
Hisen Berisha nga PDK thotë për Front Online se qeveria është me agjendë anti Kosovë, të përgatitur në kuzhinat politike të Beogradit e Moskës.
Berisha thtekson se publikimi i përgjimit në mes të Kusarit dhe Radojçiqit ngre dyshime të forta për rrezikimin e sigurisë kombëtare
“Se ky koalicion qeverisës është me agjendë anti Kosovë, të përgatitur në kuzhinat politike të Beogradit e Moskes, do të bindeni çdo ditë të qëndrimit të kësaj struktura politike në qeverisje. Publikimi i përgjimit ngre dyshime të forta për rrezikimin e sigurisë kombëtare. Në ketë korrelacion, veç për moral e integritet s’mund të flitet, ngase është evident dyshimi për lidhje apo bashkëpunim me figura kriminale në listat e zeza të DASH, që komprometojnë sigurinë dhe interesat e shtetit”, tha ai.
Sipas tij, afërsia e shfaqur në bisedën e tyre është alarmuese dhe se Kusari- Lila duhet të paralizohet për rrezikim të Sigurisë Kombëtare.
“Natyra e bisedës dhe afërsia e shfaqur janë alarmuese, për shkak të implikimeve që mund të kenë në nivelin e sigurisë dhe integritetit të institucioneve shtetërore. Kusari- Lila duhet të paralizohet për rrezikim të Sigurisë Kombëtare. Penalizimi i Kusari-Lilës do të shërbente si një precedent i rëndësishëm për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen”, tha ai.
Deputeti i PDK-së thotë se Radojçiq po qëndron në hotelin e tij në Kopaonik dhe po administron jo vetëm me bandat e tij dhe politikën në Beograd.
“Radojçiq po qëndron në hotelin e tij në Kopaonik dhe po administron jo vetëm me bandat e tij dhe politikën në Beograd, por po i koordinon politikat e qeverisë së Kosovës përmes eksponentëve të kësaj qeverie, siç vërehet nga përgjimet. Është fakt se edhe përpara ka komunikuar me eksponent politik e qeveritar të Kosovës. Kosova nuk mund të ecë përpara me bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb e pjellë të UDB/BIA serbe, nëpër këmbë. Njëherë e mirë duhet të hetohen dhe t’iu pamundësohet të jenë pjesë e politik bërjes e vendimmarrjes në institucionet e Kosovës”, tha Berisha për Front Online.