Politika shqiptare mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf

Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranës me anë të një postimi në rrjetet sociale. Politika shqiptare ka reaguar me mesazhe ngushëllimi për këtë lajm të trishtë. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir […]

maj 23, 2024 - 21:01
 0  9
Politika shqiptare mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf

Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranës me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Politika shqiptare ka reaguar me mesazhe ngushëllimi për këtë lajm të trishtë.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai shpreh mirënjohje për kontributin e tij të vyer në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me Gjermaninë, për përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të vendit tonë në BE, si dhe për angazhimin e palodhur për forcimin e demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies në Shqipëri.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Ambasadorit të Gjermanisë, Peter Zingraf. Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me Gjermaninë, për përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të vendit tonë në BE, si dhe për angazhimin e palodhur për forcimin e demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies në Shqipëri. Do të ruaj kujtimet dhe vlerësimet më të mira për periudhën që bashkëpunuam së bashku!

Ngushëllime familjes, kolegëve të Ambasada Gjermane Tiranë , si dhe autoriteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë mike dhe partnere strategjike!”, shkruan Meta

Gjithashtu edhe Lulzim Basha, në mesazhin e tij shprehet se emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane

“Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Peter Zingraf, ish-ambasadori Gjermanisë në vendin tonë, një mik i mirë i Shqipërisë dhe një zyrtar i përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë. Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Europiane. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe popullit gjerman për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqen e Zotit!”, shkruan Basha në mesazhin e tij.