Biseda me Trumpin dhe Zonjën e Parë, Osmani: Jemi të përkushtuar ta bëjmë aleancën tonë më të fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump. Osmani tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati më i palëkunduri dhe me i rëndësishëm i Kosovës. “Është gjithmonë kënaqësi ta takosh presidentin Donald Trump dhe t’ia përcjellësh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut, ka takuar presidentin amerikan, Donald Trump.
Osmani tha se Shtetet e Bashkuara janë aleati më i palëkunduri dhe me i rëndësishëm i Kosovës.
“Është gjithmonë kënaqësi ta takosh presidentin Donald Trump dhe t’ia përcjellësh dashurinë dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për Amerikën”.
Më tej, e para e shtetit tha se pati kënaqësinë që t’i urojë Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump, ditëlindjen “dhe ta përgëzoj për punën e shkëlqyer që po bën përmes iniciativave të dedikuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”./Reporteri.net/
The United States remains Kosovo’s staunchest and most important ally. Always great to meet President @realdonaldtrump and to convey the deep love and gratitude of the people of Kosovo for America. We are committed to making our alliance stronger than ever before!
I also had the… pic.twitter.com/YIdr0BPJbU
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 26, 2025