Bora Zemani ngel pa emision?

Shtatori sjell fillimin e sezonit të ri televiziv, i cili këtë vit premton surpriza dhe ndryshime të mëdha në ekranet shqiptare. Një nga lëvizjet më të bujshme është kalimi i Xhemi Shehut nga “Portokalli” në drejtimin e “Fiks Fare”. Prezantuesja ikonike, pas disa vitesh në “Portokalli”, tani do të jetë çdo natë pjesë e “Fiks […]

shtator 4, 2024 - 10:00
 0  8
Bora Zemani ngel pa emision?

Shtatori sjell fillimin e sezonit të ri televiziv, i cili këtë vit premton surpriza dhe ndryshime të mëdha në ekranet shqiptare.

Një nga lëvizjet më të bujshme është kalimi i Xhemi Shehut nga “Portokalli” në drejtimin e “Fiks Fare”. Prezantuesja ikonike, pas disa vitesh në “Portokalli”, tani do të jetë çdo natë pjesë e “Fiks Fare”.

Për Bora Zemanin fati do jetë krejtë ndryshe në fushën e televizionit.

Bora nuk do të vazhdojë me “Cherry On Top” për një sezon të dytë dhe është ende në diskutim për projektet e ardhshme televizive. Ajo ka prezantuar disa formate, por asnjëri nuk është konfirmuar për këtë sezon.

Sezoni i ri televiziv premton ndryshime të mëdha dhe shumë surpriza, me figura të njohura që kërkojnë të sjellin ide të freskëta dhe argëtuese për publikun shqiptar.