Çadraku në Hagë: Kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli

Halil Çadraku, në dëshminë e tij të martën në Hagë, tha se gjatë gjithë veprimtarisë në sektorin e Zbulim – Kundërzbulimit (ZKZ), kurrë s’ka marrë ndonjë urdhër nga Kadri Veseli. Ai tha se kjo s’ka ndodhur as edhe ndaj anëtarëve tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa theksoi se nëse do të ishte e kundërta, do

Nëntor 26, 2024 - 18:00
 0  4
Çadraku në Hagë: Kurrë nuk kam marrë urdhra nga Kadri Veseli
cadraku-ne-hage:-kurre-nuk-kam-marre-urdhra-nga-kadri-veseli

cadraku-ne-hage:-kurre-nuk-kam-marre-urdhra-nga-kadri-veseli

Halil Çadraku, në dëshminë e tij të martën në Hagë, tha se gjatë gjithë veprimtarisë në sektorin e Zbulim – Kundërzbulimit (ZKZ), kurrë s’ka marrë ndonjë urdhër nga Kadri Veseli.

Ai tha se kjo s’ka ndodhur as edhe ndaj anëtarëve tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, ndërsa theksoi se nëse do të ishte e kundërta, do të ndihej krenar.

“Kurrë gjatë krejt veprimtarisë time nga 8 janari e deri në atë kohë kur e kam lënë këtë detyrë më 20 prill të vitit 2000, unë kurrë nuk kam pas ndonjë urdhër nga Kadri Veseli apo ndonjë urdhër nga sektori përkatës i Shtabit të Përgjithshëm”, deklaroi Çadraku

“Në dokumentet e mia do të isha shumë krenar po të kisha ndonjë urdhër apo detyrë nga ata, por kurrë nuk kam pas një diçka të tillë. Gjithmonë kam vepruar me ato opinionet e mia me çka kam kuptuar dhe cila rrugë është më e mira”, shtoi ai.

Përpara kësaj dëshmitari i Hagës, tha se që nga nëntori i 1998-ës deri në marsin e 99-ës nuk e ka parë asnjëherë Kadri Veselin, raporton Betimi për Drejtësi

“Nga 16 nëntori e deri në mars, unë nuk më kujtohet dhe nuk e kam parë Kadri Veselin”, tha Çadraku, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

“Gjithmonë jam munduar që ta propozoj, ta informoj komandantin tim, e përmes komandantit ata në Shtabin e Përgjithshëm se çfarë po ndodhë në Zonën Operative të Pashtrikut. Të gjithë kanë qenë me vetë iniciativë, të gjitha kanë qenë opinioni im, të gjitha kanë qenë mendimi im se si duhet të veprohet, punohet në situata të caktuara për mbrojtje”, tha Çadraku.

Ai shtoi se vija e raportimit të tij ka shkuar përmes strukturës së Zonës, konkretisht komandantit dhe kurrë rrugë direkte nuk ka marrë për raportim te Shtabi i Përgjithshëm.

“E di që kurrë nuk kam raportuar direkt në Shtabin e Përgjithshëm për këto gjëra”, tha Çadraku.