Caktohet marzha tregtare për produktet e naftës, minimumi 2 cent e maksimumi 12 për litër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës dhe produketeve të saj. Sipas MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuat e shitjes me pakicë është 12 cent për litër. “Llogaritja e […]

gusht 4, 2024 - 05:30
 0  9
Caktohet marzha tregtare për produktet e naftës, minimumi 2 cent e maksimumi 12 për litër
caktohet-marzha-tregtare-per-produktet-e-naftes,-minimumi-2-cent-e-maksimumi-12-per-liter

caktohet-marzha-tregtare-per-produktet-e-naftes,-minimumi-2-cent-e-maksimumi-12-per-liter

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës dhe produketeve të saj.

Sipas MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuat e shitjes me pakicë është 12 cent për litër.

“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë  bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse. Ky vendim hyn në fuqi nesër ( 04.08.2024) dhe mbetet në fuqi tridhjetë (30) ditë”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Më tej, ministria bëri të ditur se mbikëqyrja e zbatimit të këtij vendimi do të bëhet nga Inspektorati Qendror i Tregut, në bashkëpunim me Doganën dhe ATK-në.