Shendet

Doktorët kanë arritur deri te konstatimet e mahnitshme

Doktorët kanë arritur deri te konstatimet e mahnitshme Nëse e zieni ujin një herë, ai bëhet më i pastër dhe më i sigurt për ta pirë, mirëpo nëse atë proces e përsëritni edhe një herë, rrezikoni të shkaktoni probleme në stomak, transmeton KosovaToday. Me vlimin e ujit dy herë mineralet e shëndetshme të cilat gjenden në të bëhen të dëmshme, veç kësaj, krijohen edhe gurëz në enë në të cilën uji zihet, ndërkaq ajo është shkaktari kryesor i shfaqjes së gurëve në veshka. Nitratet Ato gjenden edhe në ujë, edhe në ajër, edhe në tokë, mirëpo bëhen të rrezikshme nëse u ekspozohen temperaturave të larta. Temperaturat e larta i shndërrojnë në nitrozamine të cilat janë kanceroze, ndërkaq mjekët i lidhin me shfaqjen e kancerit të vezoreve, zorrës së trashë dhe lukthit. Fluoridet Fluoridet në ujë paraqesin rrezik për shëndetin, posaçërisht janë të rrezikshme për zhvillimin neurologjik dhe kognitiv të fëmijëve. Është publikuar studimi i cili ka treguar që prania e fluorideve në ujë është e lid..

Read More »

Kjo me siguri do t’ju nevrikosë posaçërisht nëse ju nuk pini duhan

Kjo me siguri do t’ju nevrikosë posaçërisht nëse ju nuk pini duhan A ju ka ndodhur së paku një herë që pasi kanë shkuar mysafirët të mbetet gjurmë në kanapenë tuaj të preferuar, madje gjurmë e djegur me cigare? Apo rastësisht vetë keni djegur diçka me cigare? Me siguri po, mirëpo nuk duhet të brengoseni shumë, sepse edhe për të ekziston zgjidhja, transmeton KosovaToday. Njëra ndër mënyrat është që në vendin e djegur disa herë të qitni pak hidrogjen apo që vendin e djegur a fërkoni me limon dhe ta nxirrni në diell. Kur të qitni hidrogjen në vendin e djegur është shumë me rëndësi që më parë të dini a lëshon materiali ngjyrën, sepse në atë mënyrë mund të bëni dëm më të madh. Kur të qitni hidrogjen fërkojeni, pastaj shpëlajeni dhe përsëriteni procedurën disa herë. Gjithashtu, te gjurmët e djegura mund të përdorni edhe pataten. Mjafton që të fërkoni një copë patateje dhe thjesht të pritni pjesët e djegura me gërshërë. Kjo mënyrë është më e mira kur ju ndodh që t’ju digjet tepihu. /Ko..

Read More »

Tumorët e qelizave kanceroze lirojnë sasi të vogla të përbërësve toksikë organikë të paqëndrueshëm

Shumë pronarë dhe adhurues të qenve e ndjenjë një lidhje të veçantë me miqtë e tyre katër-këmbësh. Nga blerja e dhuratave e deri tek organizimi i festave të ditëlindjes, njerëzit duan ta rrethojnë veten me anëtarë të mbretërisë së kafshëve, transmeton KosovaToday. Sidoqoftë, sipas “WebMD”, ka disa kafshë të cilat kanë fuqi të pazakonshme dhe mund t’i shpëtojnë njerëzit nga rrethanat e rrezikshme duke i detektuar dhe parandaluar problemet shëndetësore. Qentë në veçanti janë miqtë e njeriut të cilët mund ta detektojnë kancerin te njerëzit. Por, si saktësisht mundet një qen ta detektojë kancerin te qeniet njerëzore? GJITHÇKA KA TË BËJË ME AROMËN Qentë e kanë një shqisë të jashtëzakonshme të nuhatjes e cila është 10,000fish më e mirë sesa e njerëzve. Kështu, qentë mund ta detektojnë kancerin duke e nuhatur frymëmarrjen e njeriut. Kjo i lejon qentë të jenë të aftë ta nuhasin kancerin e mushkërive me një saktësi prej 93%. SI NDODH KJO? Tumorët e qelizave kanceroze lirojnë sasi të vo..

Read More »

Trajtojnë depresionin ushtrimet fizike

Ekspertët tregojnë se ushtrimet fizike mund t’i parandalojnë dhe trajtojnë simptomat depresive. Por, si arrihet kjo? Faktikisht, mekanizmat neurobiologjikë që kanë të bëjnë me efektet antidepresive të ushtrimeve fizike janë ende të paqartë, transmeton KosovaToday. Megjithatë, ka disa hipoteza sa i përket këtij fenomeni. Depresioni ndërlidhet me inflamacion kronik, ndërkaq ushtrimet e rregullta fizike e zvogëlojnë inflamacionin. Depresioni po ashtu ndërlidhet me nivele të ulëta të kimikalit të quajtur BDNF, i cili e ndihmon trurin të rritet dhe ri-modelohet, ndërsa ushtrimet fizike e rrisin BDNF-në, dhe rrjedhimisht e ndihmojnë trurin të rritet dhe t’i tejkalojë pengesat depresive. Përveç tjerash, ushtrimet fizike ndërlidhen edhe me ndryshime pozitive psikologjike. Ato e rrisin vetëbesimin, përkushtimin, e që të gjitha këto ndihmojnë në trajtimin e depresionit. /KosovaToday/

Read More »

Dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese

Pavarësisht frikës mbi telefonat dhe rrezatimin, pjesa më e madhe e njerëzve e mbajnë aparatin e tyre celular në xhepin e pantallonave. Por një studim i ri pretendon se ka të dhëna që tregojnë se në fakt ky veprim mund të ketë pasoja, për meshkujt në veçanti. Shkencëtarët analizuan 21 punë kërkimore të realizuara ndër vite mbi rrezatimin dhe dalluan se mbajtja e telefonit pranë organeve riprodhuese mund të çojë në infertilitet. Ky fenomen biologjik është pjesë i një debati të ndezur, për shkak se shkencëtarët nuk kanë ende një mënyrë për të shpjeguar sesi rrezatimi jo – jonizues influencon në trup. Pa i dhënë shpjegim kësaj, kërkues të shumtë në fushën e shëndetit hezitojnë që të japin një përgjigje përfundimtare. Megjithatë, në këtë punë kërkimore të realizuar nga Univeriteti Newcastle në Australi, u analizuan të dhëna të mbledhura ndër vite, në përpjekje për t’i dhënë përgjigje. Duke qenë se 14 përqind e popullsisë në botë ka probleme me infertilitetin, ku në 40 përqind të raste..

Read More »

Kafja e mëngjesit vërtet është e nevojshme

Hulumtuesit e universitetit të Baltimorit “Johns Hopkins” kanë konstatuar që kafja e mëngjesit vërtet është e nevojshme, sepse nëse nuk e pimë mund të hetohen simptoma të krizës së abstinencës. Ekipi i ekspertëve amerikanë thekson që një filxhan kafe në ditë çon në varësi nga kafeina, stimulimit më të përhapur në botë, i cili është i lirë dhe mund të gjendet kudo për ç’shkak njerëzit lehtë e sigurojnë sasinë e nevojshme, transmeton KosovaToday. Roland Griffiths, profesor i psikiatrisë, i cili ka udhëhequr këtë studim, ka treguar që njerëzit të cilët nuk pinë dozën e tyre ditore mund të vuajnë nga një sërë simptomash të krisës së abstinencës, nga dhembja e kokës deri te plogështia, vështirësitë në përqendrim, madje mund të ndiejnë sikur janë me grip me të vjella dhe dhembje të muskujve. “Shumë njerëz as që janë të vetëdijshëm sa shumë kafeinë marrin,” thotë Lynn Goldman, dekani i Shchool of Public Health pranë George Washington University. Si pasojë, jo qëllimisht njerëzit mund të ke..

Read More »

Kush i shkakton problemet me gjumin në njerëzit e moshuar?

Më shumë se gjysma e burrave dhe grave mbi moshën 65 vjeçare ankohen për së paku, një problem me gjumin. Shumica e të moshuarve përjetojnë pagjumësinë dhe të tjerët probleme me gjumin. Me plakjen, modeli jonë i gjumit ndryshon. Në përgjithësi, njerëzit e vjetër flenë më pak, përjetojnë më shumë gjumë të parehatshëm dhe kalojnë më kam kohë në stadet më të thella të gjumit se sa të rinjtë, transmeton KosovaToday. Sidoqoftë, duke u bazuar në moshë, kthimi i gjumit të rregullt është esencial për shëndetin fizik dhe mirëqenien emocionale. Kush i shkakton problemet me gjumin në njerëzit e moshuar? Janë një varg faktorësh të cilët me kalimin e viteve mund të ndikojnë në pamundësinë për të fjetur mirë. Në disa prej shkaktarëve më të shpeshtë përfshihen: Zakonet për gjumë të pakët: Modeli i çrregullt fli-zgjohu mund të ndikojë në ritmin individual dhe ta bëjë edhe më të vështirë mbajtjen e një orari të rregullt të fjetjes. Gjendje të tjera të lidhura me sjelljen, siç është konsumimi i alk..

Read More »

Këta artikuj assesi nuk bën t’i kombinoni!

Mund të dëmtojnë shëndetin Ushqimi i kombinuar me këta artikuj mund të shkaktojë vështirësi në tretje, posaçërisht personat me stomak të ndjeshëm duhet t’i shmangin, transmeton KosovaToday. Pemët janë burimi më i mirë i vitaminave dhe antioksidanteve, mirëpo ato përmbajnë edhe thartira të cilat shkaktojnë fermentim në lukth, prandaj çojnë deri në ngadalësim të tretjes së ushqimit tjetër. Pos kësaj, pemët shkaktojnë edhe fryrje. Për të shmangur ndikimin negativ të pemëve, më së miri është të konsumohen në lukth të zbrazët. Mishi, peshku dhe produktet e qumështit Edhe një kombinim i cili shpesh është i pranishëm në tryezat tona. Ajo që është e keqe është që ky kombinim ndikon shumë keq në sistemin e tretjes. Nëse dëshironi që trupi të shfrytëzojë të gjithë përbërësit ushqyes nga mishi dhe produktet e qumështit, atëherë më së miri është t’i hani ndaras. Pra, mishin duhet ngrënë në kombinim me perimet. Po ashtu vlen edhe për produktet e qumështit: djathi, kajmaku dhe ajka. Këta arti..

Read More »

Programi fillon me “frenimin e dëshirës”

Dr. David Ludwig, ekspert për nutricizëm dhe obezitet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit, ka shpikur planin e ushqimit të cilin e ka prezantuar në librin e vet “Always Hyngry” Programi fillon me “frenimin e dëshirës” për artikuj të caktuar, ndërkaq gjatë asaj periudhe duhet të përmbaheni nga të gjitha drithërat, sheqeri i përpunuar, perimet që përmbajnë amidon, alkooli dhe ëmbëltuesit artificialë, transmeton KosovaToday. Bishtajoret, perimet dhe pemët (deri në tri pemë në ditë) janë të lejuara. Çdo racion duhet të përmbajë porcion proteinash (mish, vezë, djathë apo jogurt) dhe yndyra (vaj ulliri, avokado, fruta arrore). Në këtë fazë rreth gjysmës së kalorive të marra gjatë ditës duhet t’i përbëjnë ato nga yndyrat. Gjatë fazës së dytë dhe të tretë drithërat gradualisht përfshihen, mirëpo ato të papërpunuara, siç janë kinoa dhe tërshëra. Në fazën e dytë janë të lejuara perimet që përmbajnë amidon, siç janë kungulli, jo edhe patatja. Faza e tretë është edhe shumë ..

Read More »

Përfshijeni në ushqim, por mos e teproni

Përfshijeni në ushqim, por mos e teproni Studimet shumë më të hershme kanë treguar që ushqimi i cili përmban folate dhe linjane është i mirë në preventivën e kancerit, përkatësisht zvogëlon rrezikun nga shfaqja e tumoreve, posaçërisht në zorrën e trashë, gjinj dhe prostatë, ndërkaq qiqrat dhe humusi janë shumë të pasura me to, transmeton KosovaToday. Humusi, lyerje e njohur në të cilin qiqrat dhe susami lajnë rolin kryesor, është i shkëlqyeshëm për shëndetin përgjithësisht, sepse është i pasur me vitamina të grupit B, proteina, fibra, minerale të shumta etj. Kur është fjala për folatet, ato kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në përtëritjen e ADN-së, andaj edhe zvogëlojnë rrezikun nga shfaqja e qelizave të tumorit, të cilat janë të lidhura pikërisht me mutacionet në ADN. Megjithatë, me humusin nuk duhet tepruar, nëse keni probleme me tepricën e kilogramëve, shkruan Instituti amerikan për hulumtimin e kancerit. Ai është racion i mirë i cili siguron mjaft proteina bimore dhe jep..

Read More »

Në çfarë konsiston hematuria

Hematuria është termi mjekësor që tregon prezencën e gjakut në urinë. Është një situatë që do të frikësonte këdo, por ka shumë shkaqe që mund ta provokojnë dhe jo të gjitha janë serioze Megjithëse gjaku në urinë është përgjithësisht i dukshëm me sy të lirë, nuk ndodh gjithmonë kështu. Për këtë arsye, hematuria ndahet në dy tipe kryesore: makroskopike dhe mikroskopike. Lloji i dytë kërkon një diagnozë duke përdorur testet laboratorike. Në çfarë konsiston hematuria? Në kushte normale, urina nuk përmban gjak. Hematuria përcaktohet si prania e më shumë se dy qelizave për fushë mikroskopi në sedimentet e urinës pas centrifugimit, të vërejtura nga teknikat laboratorike. Hematuria ndodh kur veshkat, ose një pjesë tjetër e traktit urina, lejojnë kalimin e qelizave të gjakut në urinë. Këto të fundit i japin ngjyrë të kuqërremtë urinës, por mund të mbetet edhe e pandryshuar. Nga ky ndryshim, hematuria ndahet në makroskopike dhe mikrioskopike. Shkaqet kryesore të hematurisë Në shumë raste, ..

Read More »

Ushqimet që na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës

Arteriet janë kanale, të cilat kanë një funksion shumë të rëndësishëm për zemrën, duke e dërguar gjakun me oksigjen në zemër dhe duke e hequr gjakun që përmban dioksid karboni. Mirëpo në rastet kur arteriet janë të bllokuara nga yndyra apo kolesteroli, gjaku nuk mund të qarkullojë mirë dhe si pasojë bllokohen arteriet dhe shkaktohen sëmundje të ndryshme kardiovaskulare. Disa nga produktet natyrale që mund t’i përdorni çdo ditë për të zhbllokuar arteriet dhe për të ruajtur shëndetin e zemrës janë: Vaji i ullirit – përbëhet nga yndyra të shëndetshme, të cilat kanë një efekt pozitiv në zhbllokimin e arterieve. Vaji i ullirit ka aftësi të ulë sasinë e kolsterolit të keq dhe të parandalojë formimin e pllakave të kolesterolit, të cilat janë shkatare kryesore të sulmit në zemër. Shega– Është shumë e pasur me antioksidantë dhe vitamina, duke e stimuluar kështu prodhimin e oksidit nitrik, i cili ka funksion të rëndësishëm për qarkullimin e gjakut. Peshku– Është I përbërë nga një numër i ma..

Read More »

Sulme të fuqishme astmatike

Fëmijët astmatikë me nivel të ulët të vitaminës D në gjak janë më të rrezikuar që të përjetojnë sulme të fuqishme astmatike. Kështu sugjeron një studimi i zhvilluar nga shkencëtarët e Harvardit. Duke përcjellë 1.000 fëmijë me astmë, për një periudhë katërvjeçare, hulumtuesit kanë vërejtur se mungesa e vitaminës D është e lidhur me 50% rrezik më të lartë për sulme astmatike të cilat kërkojnë intervenim urgjent mjekësor, transmeton KosovaToday. Në studimin e publikuar në revistën Journal of Allergy & Clinical Immunology, shkencëtarët thonë se fëmijët astmatikë me nivel normal të kësaj vitamine, kishin pasur sulme më të lehta. Autorët e studimit këtë e shpjegojnë me mundësinë e ndikimit të vitaminës D në funksionimin e sistemit imunitar dhe efektin e kësaj vitamine me anë të veprimit të hormoneve steroide anti-inflamatore. Vitamina D në mënyrë natyrore sintetizohet në lëkurë pas ekspozimit në diell, ndërsa është e pranishme dhe në disa ushqime, si peshku dhe qumështi. Pa dyshim, diet..

Read More »

Si ta zvogëlojmë sasinë e nonenalit në lëkurë

Nonenali është substancë e cila shkakton aromën e pleqërisë – qe se si kjo aromë mund të zbutet Hormonet kanë rolin kyç në “aromën e pleqërisë”, andaj trupi i të moshuarit ka erë të veçantë, transmeton KosovaToday. Sipas studimit të publikuar në Revistën për dermatologjinë hulumtuese, rritja e nonenalit është e lidhur drejtpërdrejt me plakjen. Nonenali është bashkim kimik i cili shfaqet me shkatërrimin e thartirave yndyrore të pangopura Omega – 7 në lëkurë në procesin e oksidimit. Në të vërtetë, pas moshës dyzetvjeçare, lëkura fillon të prodhojë më shumë thartira yndyrore edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa mbrojtja antioksidante gjithnjë e më shumë dobësohet. Kësaj i kontribuojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga menopauza. Duke u dobësuar lëkura, vajrat natyrale oksidohen më shpejt dhe prodhojnë nonenalin. Meqenëse nuk është i tretshëm në ujë, nonenali mund të qëndrojë në lëkurë edhe me gjithë larjen e hollësishme. Prandaj aroma mbetet në trup por edhe në rroba të cil..

Read More »