Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 25 korrik 2023: – Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 8:00) – Ministria e Punëve të Brendshme, në kundër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë” mban një aktivitet me mërgimtarë. Merr pjesë koordinatori Nacional për Armët e […]

Korrik 25, 2023 - 09:00
 0  8
Çfarë pritet të ndodh sot në Kosovë?
cfare-pritet-te-ndodh-sot-ne-kosove?

cfare-pritet-te-ndodh-sot-ne-kosove?

Ngjarjet e datës 25 korrik 2023:

– Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon ditën e dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 8:00)

– Ministria e Punëve të Brendshme, në kundër të fushatës “Festo me zemër, jo me armë” mban një aktivitet me mërgimtarë. Merr pjesë koordinatori Nacional për Armët e Vogla dhe të Lehta, njëherit zv.ministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani. (Merdar, Podujevë, ora 10:00)

– Mbahet takimi i 232-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

– Komisioni i Pavarur për Media raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansoj edicionin e 24-të të Përmbledhjes Pulsi Publik me një prezantim të gjetjeve kryesore. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

– Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë organizon protestë kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës, pasi do të shkatërronte mjedisin, ajrin, burimet e ujit, florën dhe faunën. (Në qendër të qytetit të Klinës, ora 11:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike e shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022. E ftuar Vjosa Gradinaj-Mexhuani, kryetare e OShP-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:30)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e shqyrton Projektligjin për ndryshime klimatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe OSBE prezantojnë doracakun “Ndërkulturalizmi në Arsim”. (Objekti i MAShTI, ora 14:45)

– Komiteti Paralimpik i Kosovës mban aktivitetin Licensimi i Para-sportistëve. (Zyra e Komiteti Paralimpik. Rr. “Metush Krasniqi”, Arbëri, ora 15:00)

– Kryeministri Albin Kurti dhe Ministja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, marrin pjesë në ceremoninë e lansimit të platformës dedikuar mërgatës ‘Shijo Kosovën’. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 20:30).