Çfarë (s)bëri Qeveria?!
Tusha për gazetën KOHA tha se punësimet, rritja e pensioneve, normalisht që janë diçka për tu përgëzuar qeveria, por nga ana tjetër – shkuarja nga blloku pro-evropian në ato pro-rus, i lë The post Çfarë (s)bëri Qeveria?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Tusha për gazetën KOHA tha se punësimet, rritja e pensioneve, normalisht që janë diçka për tu përgëzuar qeveria, por nga ana tjetër – shkuarja nga blloku pro-evropian në ato pro-rus, i lë të gjitha këto nën hije, sepse shënjon vetëm një progres afatshkurtër
Qeveria në krye me kryeministrin Mickoski dhe partnerët e koalicionit VLEN dhe ZNAM, kanë mbushur 100 ditë qeverisje. E veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte që pas gati 20 vjetëve te shqiptarët e Maqedonisë ndodhi rokada politike. Koalicioni opozitar shqiptar hyri në Qeveri për herë të parë dhe arritën ta dërgojnë BDI-në në opozitë. Por kjo si duket i kushtoi pasi nga “kulaçi” qeveritar morën shumë më pak se sa kishim në mandatin e kaluar qeveritar edhe pse arritën ta ruajnë një nga tre pozitat kryesore në shtet. Politologu Meriton Tusha, për gazetën KOHA, ka deklaruar se 100 ditshi i parë i qeverisë shënoi një përplasje me intensitet me opozitën. Nuk kanë reshtur akuzat ndaj njëri-tjetrit, siç tha ai, por para se të vazhdojmë me të metat të trashëguara nga e kaluara, dhe ato të krijuara në të tashmen, ja vlen të theksojmë ndarjen e 34.5 milionë eurove për ndërtimin e kampusit të Universitetit Nënë Tereza dhe nismën për themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve.
“Mirëpo, ajo çka akuzoi opozita dhe u përball, të themi, pozita, është brishtësia e statusit të gjuhës shqipe. Duket se VLEN po përballet me një problem të fshehur ndër vite, siç është thënë se gjuha shqipe është zyrtare dhe mbrohet me ligj, e që po rezulton e kundërta. Vetëm akti i pritjes së vendimit nga ana e gjykatës kushtetuese e që po përflitet për shfuqizimin e tri neneve, që edhe në të kaluarën u trajtuan si kontraverse: përdorimi i gjuhës shqipe në uniforma policore, në bankënota dhe në procedura gjyqësore. E dëshmon statusin e pazgjidhur të gjuhës shqipe, bashkë me mungesën e guximit nga ana e bllokut shqiptar për ta qartësuar këtë”, u shpreh ai.
Sipas tij, punësimet, rritja e pensioneve, normalisht që janë diçka për tu përgëzuar qeveria, por nga ana tjetër shkuraja nga blloku pro-evropian në ato pro-rus, i lë të gjitha këto nën hije, sepse shënjon vetëm një progres afatshkurtër. “Takimi i liderit të ZNAM-it me ambasadorin rus, dhe afërsia e kryeministrit me Orbanin është mjaftë shqetësuese. Bashkërisht me tentimin e dështuar për ta ‘ri-negociuar’ të ashtuquajturin propozimi francez, e që realisht shtetet kanditate nuk e gëzojnë atë të drejtë. VLEN këtu ndodhet në një udhëkryq. Me siguri që në mes të muajit të ardhshëm Shqipëria merr dritë jeshile për fillimin e negociatave e ndahet nga RMV, në qoftë se ndodh kjo, atëherë veç më është vonuar për futjen e minoritetit bullgar në kushtetutë. E lind pyetja se a do të duhet të dalë nga qeveria, apo do të qëndrojë duke qenë e gatshme të paktën statusin e gjuhës shqipe ta rregullojë?”, nënvizoi ai në fund.
Nga ana tjetër, analisti Agim Jonuz për gazetën KOHA, ka deklaruar se është përtej realitetit të pritet çfarëdo rezultati, nga ajo çka shihet duke pasur parasysh situatën në terren.
“Ky koalicion VMRO-VLEN bashkë si qeveri e re kanë trashëguar probleme të cilat duhet të qartësohen dhe përmirësohen. Ajo që dua të them se nuk mundet nga tani të thuhet se a është e suksesshme apo e pasuksesshme pasi duhet më shumë kohë për të parë situatën e qartë. Sidoqoftë ata po mbahen me ata që kanë premtuar”, ka deklaruar Jonuz.
Ai shtoi se Maqedonia është një shtet disfunksional, në një vend si ky ku institucionet janë në kolaps absolut, nuk mund të thuhet se një koalicion bënë diçka ku është e prekshme. “Por në çdo kohë mund të thuhet se për momentin ky koalicion po mbahet siç mund të thuhet me ‘esnafllëk’ por a mund të mbahet kështu deri në fund kështu, kjo i mbetet kohës”, ka shtuar në fund Jonuz.
Ndryshe, me rastin e 100 ditëve të Qeverisë së re, kryeministri Mickoski sot do të mbajë konferencë për media. Nën sloganin “100% të përkushtuar! Për ju”, Mickoski do të prezantojë punën, projektet dhe masat që janë realizuar në 100 ditët e kaluara. (koha.mk)
The post Çfarë (s)bëri Qeveria?! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .