Çmimet e derivateve të naftës në RMV do të pësojnë ndryshime në mesnatë
Nga mesnata, derivatet e naftës do të jenë më të lira për 1,5 denarë për litër, benzina Eurosuper BS-95 ulet për një denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për gjysmë denarë për litër. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, me çka ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.12 përqind, transmeton Portalb.mk. […]
Nga mesnata, derivatet e naftës do të jenë më të lira për 1,5 denarë për litër, benzina Eurosuper BS-95 ulet për një denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për gjysmë denarë për litër. Kështu ka vendosur sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, me çka ulen çmimet me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1.12 përqind, transmeton Portalb.mk.
Kështu, çmimi i ri me pakicë i Eurosuper BS-95 do të jetë 79 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 81,5 denarë, Eurodizel BS (D-E V) për 73 denarë dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 72 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit rritet për 0,141 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 44,672 denarë.
Sipas KRRE-së, çmimet referencë të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen paraprake, kanë shënuar rënie të benzinës për 1,487 përqind mesatarisht, dhe të naftës për 2,344 përqind.