Milan nuk ka të ndalur: Pas Gimenez, Rosonerët pritet të transferojnë yllin 50 milionësh

Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati super goditjen e rradhës. Saga “Gimenez” merr fund. Milani ka gjetur gjuhën e përbashkët me Fejnordin, për të blerë kartonin e sulmuesit të tyre. Santiago Gimenez do i kushtojë kuqezinjve 35 milionë euro. Prej ditësh ai ishte objektivi kryesor në merkato. Por nuk mbaron me kaq, pasiqë […]

shkurt 2, 2025 - 15:00
 0  4
Milan nuk ka të ndalur: Pas Gimenez, Rosonerët pritet të transferojnë yllin 50 milionësh

Milan pa frena në merkato, Rosonerët kanë gati super goditjen e rradhës.

Saga “Gimenez” merr fund. Milani ka gjetur gjuhën e përbashkët me Fejnordin, për të blerë kartonin e sulmuesit të tyre.

Santiago Gimenez do i kushtojë kuqezinjve 35 milionë euro. Prej ditësh ai ishte objektivi kryesor në merkato.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë Milan është pranë arritjes së marrëveshjes me Chelsea, për huazimin e Joao Felix.

Felix u transferua verën e shkuar te Chelsea për 50 milionë euro, por nuk po gjen hapësira te Blutë e Londrës.

Conceicao ka këmbëngulur në afrimin e Felix dhe sulmuesi portugez do të jetë përforcimi i fundit i Rosonerëve për këtë afat kalimtar.