Dafina Zeqiri kërcënohet nga një ndjekës: Edhe ti e ki renin tash

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka bërë publike një koment kërcënues të cilin ka marrë sot gjatë ditës. Dafina pas reagimit të saj për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj, ajo në Instagram ka pranuar një koment aspak të mirë, shkruan lajmi.net. “Edhe ti e ki renin tash”, ishte komenti. Dafina gjithashtu ka bërë apel […]

Prill 17, 2024 - 02:00
 0  7
Dafina Zeqiri kërcënohet nga një ndjekës: Edhe ti e ki renin tash

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka bërë publike një koment kërcënues të cilin ka marrë sot gjatë ditës.

Dafina pas reagimit të saj për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj, ajo në Instagram ka pranuar një koment aspak të mirë, shkruan lajmi.net.

“Edhe ti e ki renin tash”, ishte komenti.

Dafina gjithashtu ka bërë apel të organet kompetente për rastet e tilla, duke kërkuar të bëjnë një zgjidhje.

“Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat fund do të jetë i njëjtë. Organet kompetente duhet të bëjnë një zgjidhje për këto çka po ndodhin viteve të fundit”, ka shkruar më tej këngëtarja.