Dënimi me burg i Salianjit, Tabaku: Nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë! Sot PD duhet të mobilizohet…

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për çështjen “Babalja”. Për të folur lidhur me këtë rast si dhe çështje të tjera në studion e Klan News, me gazetarin Drini Zeqo ishte deputetja e Partisë Demokratike, […]

shtator 26, 2024 - 21:00
 0  6
Dënimi me burg i Salianjit, Tabaku: Nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë! Sot PD duhet të mobilizohet…

Gjykata e Apelit të Tiranës vendosi të lerë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij me 1 vit burg për çështjen “Babalja”.

Për të folur lidhur me këtë rast si dhe çështje të tjera në studion e Klan News, me gazetarin Drini Zeqo ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila u shpreh se nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë.

Ndër të tjera gjatë fjalës së saj, Tabaku u shpreh se sot Partia Demokratike duhet të mobilizojë çdo gjë për të kuptuar që është një emergjencë kombëtare ndryshimi i qeverisë.

Jorida Tabaku: Unë kam bërë një kompromis që unë nuk i kam komentuar vendimet e drejtësisë, por në këtë rast bëhet fjalë për një koleg dhe kolegët me thanë që ishte shokuese dhe e trishtë të dëgjoje atë vendim që është i njejtë si ne, që bëjmë beteja politike, i cili ka denoncuar në fund të ditës. Unë dua të të kujtoj që kam një sërë çështjesh kundër qeverisë sa i takon shpifjeve. Mua Kryeministri dhe disa ministra më kanë çuar për shpifje personalisht sepse kam denoncuar shumë gjëra. Është diçka shumë e rëndë që ti ndodh një deputeti…

Përderisa e komentojnë ata e politizojnë vetë. Nëse kjo nuk do të kishte qenë një çështje politike as nuk do të komentohej nga pala e tyre. Këtu bëhet fjlaë për një deputet që ka denoncuar, ka akuzuar dhe tashmë shkon para drejtësisë. Ju jeni gazetar i vjetër dhe e keni parë të gjitha ata që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe dhe unë dua të ndalem tek ky moment që është një koleg deputet që ka bërë denoncime, ka akuzuar qeverinë, dhe po shkon para drejtësisë për këtë fakt. Nuk duhet të jetë ky standardi i Shqipërisë.

Sot Partia Demokratike duhet të mobilizojë çdo gjë për të kuptuar që është një emergjencë kombëtare ndryshimi i qeverisë, është emergjencë kombëtare që të ndryshojë kjo situatë dhe mendoj që ka nevojë për një ndërgjegjësim të gjerë, qytetar për këtë rast që është një shembull tipik edhe i heshtjes të ndoshta atyre që kundërshtojnë.  

Kujtojmë se deputeti demokrat u dënua nga Shkalla e Parë për shpifje në lidhje me përgjimet në Maj të vitit 2018.

Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti (për të cilin Apeli la gjithashtu në fuqi vendimin e Shkallës së Parë), Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin. Në sallën e gjyqit, Salianji shoqërohej nga kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike./TV Klan