Veliaj takon ambasadorin që hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar ditën e sotme me ambasadorin e parë të shteteve të Bashkuara në Tiranë, Christopher Hill. Përmes një postimi në rrjetet socilae, Veliaj shprehet se që nga koha kur Christopher Hill erdhi si i dërguari i parë amerikan në Shqipëri, Tirana ka ndryshuar dhe është zhvilluar shumë. […]

gusht 24, 2024 - 14:00
 0  12
Veliaj takon ambasadorin që hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është takuar ditën e sotme me ambasadorin e parë të shteteve të Bashkuara në Tiranë, Christopher Hill.

Përmes një postimi në rrjetet socilae, Veliaj shprehet se që nga koha kur Christopher Hill erdhi si i dërguari i parë amerikan në Shqipëri, Tirana ka ndryshuar dhe është zhvilluar shumë.

“Kur Christopher Hill hapi Ambasadën e SHBA në Tiranë në vitin 1991, Tirana ishte kryeqyteti më i varfër dhe i izoluar i Europës. Që atëherë, Tirana ka ndryshuar dhe është modernizuar, duke u shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, Qyteti Europian i Sportit dhe në vitin 2025 do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës! Por, ajo çfarë nuk ka ndryshuar është mirënjohja e pafundme për miqtë e Shqipërisë, si Chris Hill dhe të tjerë, të cilët udhëhoqën erën e ndryshimeve pas komunizmit”, shkruan Veliaj.