Deputeti demokrat Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (Video)

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit rreth orës 20:08., ku pritet të vuajë dënimin me një vit burg. Ish-deputeti demokrat mbërriti aty i shoqëruar me eskortë policie. Kanë qenë 3 automjete; një makinë e Policisë Rrugore, një fuoristradë e policisë brenda të cilës ka qenë Ervin Salianji në sediljen e pasme […]

shtator 27, 2024 - 21:00
 0  9
Deputeti demokrat Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (Video)

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në burgun e Fierit rreth orës 20:08., ku pritet të vuajë dënimin me një vit burg.

Ish-deputeti demokrat mbërriti aty i shoqëruar me eskortë policie. Kanë qenë 3 automjete; një makinë e Policisë Rrugore, një fuoristradë e policisë brenda të cilës ka qenë Ervin Salianji në sediljen e pasme dhe një furgon i Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Jashtë rrethimit të burgut ishin të pranishëm vetëm deputeti i PD në Fier Luan Baçi dhe punonjësit e mediave.

Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e kësaj të premteje (27 shator) pranë ambienteve të drejtorisë së Policisë së Tiranës, nga ku dhe deklaroi se sakrifica e tij nuk do të shkojë dëm dhe se betejën për të vërtetën do ta bëjë nga burgu.