Deputetja e PDK-së: Qeveria “Kurti” diasporën e sheh vetëm si votë dhe monedhë

Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës. Deputetja Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se diasporën e sheh vetëm si votë. Ajo thotë se Qeveria as shërbimet […]

Korrik 26, 2024 - 02:30
 0  4
Deputetja e PDK-së: Qeveria “Kurti” diasporën e sheh vetëm si votë dhe monedhë
deputetja-e-pdk-se:-qeveria-“kurti”-diasporen-e-sheh-vetem-si-vote-dhe-monedhe

deputetja-e-pdk-se:-qeveria-“kurti”-diasporen-e-sheh-vetem-si-vote-dhe-monedhe


Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës.

Deputetja Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se diasporën e sheh vetëm si votë.

Ajo thotë se Qeveria as shërbimet bazë nuk jua ka ofruar diasporës.

Sipas saj, udhëheqja e kësaj qeveria ka quar deri në zbehjen e dëshirës për ardhjen e tyre në Kosovë.

“Kjo qeveri edhe diasporën provon ta manipulojë, por në fakt as shërbime bazë nuk ju ka ofruar, përkundrazi! Mërgimtarët tanë është dashur të presin me muaj të tërë për dokumente udhëtimi, d.m.th. shërbimet konsulore kanë qenë në pikën më të dobët e mos të flasim që ka pas edhe mungesë të prodhimit të pasaportave e janë detyruar që edhe për raste emergjente familjare të mos kenë mundësi te vijnë. E ka zbehë arsyen dhe dëshirën e diasporës që të na vizitojnë, ka thënë ajo. /FrontOnline/