Deri të martën është e hapur mundësia për të aplikuar për Çmimin “13 Nëntori”
Qyteti i Shkupit deri më 10 shtator do të pranojë aplikime nga qytetarët për të garuar për çmimin “13 Nëntori”, çmimi i cili i jepet personave fizik dhe juridikë, transmeton Portalb.mk. “Çmimi “13 Nëntori” i qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, […]
Qyteti i Shkupit deri më 10 shtator do të pranojë aplikime nga qytetarët për të garuar për çmimin “13 Nëntori”, çmimi i cili i jepet personave fizik dhe juridikë, transmeton Portalb.mk.
“Çmimi “13 Nëntori” i qytetit të Shkupit u ndahet personave fizik dhe juridik si shenjë mirënjohjeje e Qytetit të Shkupit, për arritje, në ekonomi, shkencë, art, kulturë, edukim dhe arsim, mbrojtje shëndetësore, mbrojtje sociale, sport dhe kulturë fizike, kulturë teknike, mbrojtje dhe përmirësim i ambientit jetësor dhe natyrës, si dhe në segmente të tjera të jetës, punës dhe krijimit, që përbëjnë kontribut të veçantë dhe për zhvillimin e Qytetit dhe për përparimin e përgjithshëm e afirmimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në botë”, shkruan në Konkurs.
Mundësi për të fituar kanë edhe shtetasit e huaj, ndërsa dokumentet dorëzohen në objektin e Qytetit të Shkupit. Përfituesit do të marrin diploma dhe mbështetje financiare.
“Çmimi ndahet për arritje në periudhën e kaluar prej një viti (llogaritur deri në përfundimin e konkursit), si dhe për një periudhë më të gjatë që përfshin përmbylljen e një pune krijuese ose të një kontinuiteti në tërësi”, shkruan në Konkurs.