Gashi: Kurti e Osmani po veprojnë me koordinim
Analisti Tomë Gashi beson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po veprojnë në koordinim lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, dhe se sipas tij, politika është paksa më reale ajo që nuk e shohim sepse ne gjithmonë kemi prirje të besojmë atë që e shohim para kamerave. Në […]
Analisti Tomë Gashi beson se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti po veprojnë në koordinim lidhur me çështjen e hapjes së urës së Ibrit në Mitrovicë, dhe se sipas tij, politika është paksa më reale ajo që nuk e shohim sepse ne gjithmonë kemi prirje të besojmë atë që e shohim para kamerave.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai vlerësoi se Kurti po na përfaqëson me dinjitet dhe se logjika e tij është jashtëzakonisht e mprehtë.
“Kurti e Osmani merren vesh që njëri të flasë pak më butë e tjetri më ashpër. Ideja e presidentes dhe kryeministrit është me koordinim dhe qëllimi është i njëjtë”, deklaroi Gashi.
“Albini nuk ka deklaruar asnjëherë që nuk do të bashkëpunojë me bashkësinë ndërkombëtare. Kur ambasadorët e Quintit takohen me Albinin në cilësinë e kryeministrit, unë mendoj që Albini i shikon dhe thotë ‘a thua e kanë përnjëmend këta?’, kur diskutojnë për çështje të betonave të urën e Ibrit”.