Detaje të reja nga Prokuroria për rastin e Vanjës: Aktakuzë kundër katër personave, babai i ndihmoi të dyshuarit ta rrëmbejnë vajzën
Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka dorëzuar aktakuzë kundër katër personave në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Tre nga të pandehurit po ndiqen penalisht për veprat penale vrasje dhe rrëmbim. Në cilësinë e bashkëkryerësve, së bashku me një të dyshuar tjetër për të cilin po vazhdojnë hetimet për të njëjtat krime, ata kishin planifikuar rrëmbimin e […]
Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka dorëzuar aktakuzë kundër katër personave në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Tre nga të pandehurit po ndiqen penalisht për veprat penale vrasje dhe rrëmbim. Në cilësinë e bashkëkryerësve, së bashku me një të dyshuar tjetër për të cilin po vazhdojnë hetimet për të njëjtat krime, ata kishin planifikuar rrëmbimin e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të afërt që të jepte para për shpërblim, transmeton Portalb.mk.
“Më 22.11.2023, së bashku e kanë rrëmbyer Pançe Zhezovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup. Të pandehurit kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, e kanë dhunuar fizikisht dhe e kanë lidhur, më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku në mënyrë mizore, kanë e privuar qëllimisht nga jeta me armë zjarri – pistoletë të kalibrit 9 mm”, thonë nga Prokuroria.
Më 27.11.2023, të pandehurit dhe i dyshuari, të ndihmuar nga i pandehuri i katërt, e kanë rrëmbyer vajzën në hyrje të një objekti në rrugën “Naum Naumovski Borçe” në Shkup.
Pasi babai i akuzuar paraprakisht i fëmijës së lënduar, përmes të dyshuarit të parë, ka dhënë udhëzime për kohën kur vajza do të dilte vetëm për të shkuar në shkollë, tre të akuzuarit kishin dalë në hyrje të objektit ku jetonte Vanja.
Ata kanë hapur derën nga hyrja e pallatit me një kaçavidë dhe kur viktima ka dalë nga ashensori, e kanë kapur, e kanë kapur dhe e kanë lidhur duke e kërcënuar të mos bërtasë se do ta qëllojnë. E kanë futur në një thes dhe e kanë marrë me makinë pranë vendit të quajtur “Dupki”, në fshatin Brazdë.
Aty në mënyrë mizore e kanë privuar nga jeta të miturën qëllimisht, kështu që i dyshuari i parë i ka shkaktuar një plagë me armë zjarri, pistoletë të kalibrit 9 mm dhe të pandehurit e kanë varrosur trupin në një gropë të hapur paraprakisht.
Më pas, në një arë pranë rrugës, në atarin e fshatit Brazdë, i kanë vënë zjarrin veturës “Citroen” me targa të Velesit, për të cilën kanë përdorur benzinë.
Babai i vajzës i ka ndihmuar për të realizuar planin e tyre dhe ai akuzohet se ka ndihmuar në krimin – Rrëmbim.
Prokurori publik ka dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për tre të akuzuarit bashkëkryerës dhe masën e arrestit shtëpiak për ndihmësin e tyre.
“Aktakuza bazohet në prova verbale dhe materiale në lidhje me veprimet e të pandehurve, por pasi që procedura kundër të dyshuarit të parë i cili së fundi është ekstraduar nga Republika e Turqisë vazhdon, prokuroria publike nuk mund të ndajë detaje lidhur me materialin dëshmues. Procedura vazhdon ndaj një personi tjetër i cili dyshohet se ka ndihmuar të dyshuarin e parë pas kryerjes së veprës penale duke i siguruar transport gjatë arratisjes së tij në Republikën e Turqisë. Për atë person janë në fuqi masat paraprake të përcaktuara më parë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas asaj që është paraqitur deri më tani nga hetimi, 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska është rrëmbyer në Shkup më 27 nëntor 2024 rreth orës 7:20 të mëngjesit kur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë. Sipas hetimeve, Palevski së bashku me Keshishovin, Manevskin dhe Videvskin e kanë marrë dhe e kanë lidhur në hyrje të objektit, e kanë futur në thes dhe më pas në veturën e 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, i cili u vra pesë ditë më parë.
Vanja u vra në të njëjtën ditë, më 27 nëntor 2023, ndërsa trupi i saj u gjet më 3 dhjetor në fshatin Brazda në periferi të Shkupit. Makina e djegur u gjet jo shumë larg. Palevski u largua nga vendi tre ditë pas vrasjes, ndërsa Keshishov, Manevski dhe Videvski pas arrestimit e pranuan krimin dhe e dërguan policinë në vendet ku ishin varrosur Vanja dhe Zhezhovski.
- LEXO: Lupço Palevski Palço u soll në Gjykatën Penale për vrasjen e Vanjës, gjykatësi i caktoi 30 ditë paraburgim
- LEXO: Palevski tërësisht gjakftohtë në burgun e Shutkës, nuk flet as me gardianët
- LEXO: Palevski u ekstradua në burgun e Shutkës, pritet zbardhja e rastit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit (Infografik)